LAJMI I FUNDIT:

Të premten nis sezoni i skijimit në Brezovicë

Të premten nis sezoni i skijimit në Brezovicë

Nga nesër, më 13 dhjetor 2024, nis sezoni i skijimit në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja Brezovica.info, e cila ka njoftuar se të premten përdorimi i teleferikut do të jetë falas për të gjithë vizitorët që do të shkojnë për të skijuar.

“Nesër fillon sezoni i skijimit, të premten është përdorimi falas i teleferikut për të gjithë skiatorët”, thuhet në njoftim.


Për më tepër, është bërë e ditur se të gjithë skiatorët dhe borderët e interesuar mund të pajisen me pajisje skijimi apo bordi pa pagesë në servisin e skive “BORZANI”.

Ky është një fillim premtues për sezonin dimëror, duke ofruar mundësi të shumta për entuziastët e sporteve dimërore.

Qendra e skijimit në Brezovicë është një ndër destinacionet më të njohura për sportet dimërore në Kosovë dhe rajon.

E vendosur në malet e Sharrit, kjo qendër ofron një kombinim unik të natyrës mahnitëse, pistave të skijimit të përshtatshme për nivele të ndryshme, dhe mikpritjes tradicionale të zonës.

Brezovica ka disa pista të skijimit me nivele të ndryshme vështirësie, duke përfshirë pista për fillestarë, të mesëm dhe ekspertë.

Kushtet klimatike dhe borërat e dendura e bëjnë këtë qendër një vend ideal për skijim gjatë muajve të dimrit.

Qendra ka teleferikë dhe ski-lifte që lehtësojnë qasjen në pistat e ndryshme. Për më tepër, në zonë ofrohen shërbime për marrjen me qira të pajisjeve të skijimit dhe bordit të dëborës.

Brezovica ndodhet rreth 60 kilometra larg Prishtinës dhe është lehtësisht e qasshme me makinë. Rrugët janë të mirëmbajtura, dhe udhëtimi drejt qendrës kalon përmes peizazheve të bukura malore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori