Kadriu: Shtyrja e vendimit për ligjin për përdorimin e gjuhëve është në favor shqiptarëve
Shtyrja e vendimit për ligjin për përdorimin e gjuhëve është në favor të kauzës së gjykatësve shqiptar dhe të shqiptarëve në përgjithësi, thotë gjykatësi i Kushtetueses Osman Kadriu.
Ai thotë se gjykatësit një ditë më parë, gjetën thjeshtë alibi për të shtyrë vendimin.
“Prej tani e informojmë opinionin se ne dy shqiptarët, edhe në atë mbledhje nuk do të marrim pjesë meqenëse për informimin tuaj, në atë mbledhje asgjë nuk mund të realizohet. Ne mbledhje përgatitore kemi pasur. Nuk ka pasur alibi tjetër, shkak tjetër që Gjykata me shumicë të votave të sjell një vendim të tillë por me atë ne fitojmë në kohë, sepse pas mbledhjes përgatitore do të duhet përsëri një kohë që të përgatitet raport i ri”, tha Osman Kadriu, gjykatës i Gjykatës Kushtetuese.
Në mbledhjen e marsit do të thirren përpiluesit e iniciativave dhe ekspertë të fushës, pas raportit të mbledhjes do të duhet të përgatitet referat në përputhje me propozimet që do të jepen, qoftë për të shfuqizuar ligjin në tërësi, qoftë për shfuqizimin e disa dispozitave të tij.
Kadriu thotë se deri atëherë, duhet të shfrytëzohet koha për përmirësimin e mangësive të ligjit.
“Deri atëherë, subjekti politik shqiptar në qeveri dhe në Kuvend, ka kohë, dhe unë kam dhënë edhe sugjerime konkrete, që të intervenohet edhe në ligj, sepse ligji si ligj ka disa mangësi dhe paqartësi. Përskaj atyre unë jam munduar dhe e fitova betejën e parë që ligjit t’i jap statusin kushtetues, se ligji është kushtetues”, u shpreh Osman Kadriu, gjykatës i Gjykatës Kushtetuese.
Përveç mangësive ligjore, gjykatësi Kadriu bën thirrje që të rregullohet statusi i shqipes edhe në Kushtetutë.
“Nëse ka nevojë, kurse unë mendoj se ka nevojë dhe është i njoftuar edhe subjekti politik shqiptar, patjetër duhet të çelet edhe një herë Kushtetuta që të sqarohet çështja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, jo vetëm si e drejtë e pjesëtarëve të kombit shqiptar por gjuha shqipe si e drejtë kolektive e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Osman Kadriu, gjykatës i Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese një ditë më parë miratoi vendim që për “Ligjin e Gjuhëve” të mbahet seancë përgatitore, në të cilën do të dëgjohen mendimet e ekspertëve “pro” dhe “kundër”, në lidhje me dispozitat kontestuese të tij.
E vetmja që e kundërshtoi atë ishte gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila madje u përplas me gjykatësen Ana Pavllovska-Daneva. Kacarska vlerësonte se nuk duhet tu tregojë dikush se çfarë vendimi të marrin për çështje që vetë gjykatësit kushtetues duhet t’i dinë.
Sipas gjykatësve të tjerë, lënda është mjaft e ndjeshme dhe është me rëndësi që të dëgjohen palët.
Kryetari Darko Kostadinovski tha se çështja është mjaft e komplikuar, prandaj duhet të ketë edhe mendime të ekspertëve, sidomos lidhur me mënyrën se si do ta interpretojë Gjykata Kushtetuese amendamentin 5 të Kushtetutës, në të cilin gjuhë zyrtare në shtet, krahas maqedonishtes është edhe gjuha tjetër që e flasin të paktën 20% e qytetarëve të vendit.
Seancën e bojkotuan gjykatësit shqiptarë Osman Kadriu dhe Naser Ajdari, me qëllim parandalimin e votimit, kurse atyre më vonë ju bashkua edhe gjykatësi i komunitetit turk, Fatmir Skender.
Lënda për “Përdorimin e Ligjit të Gjuhëve”, e cila është formuar nga 13 iniciativa të dhjetëra qytetarëve, profesorëve dhe partive maqedonase, ishte mbajtur për 5 vite me radhë në sirtar.
Dorëzuesit e iniciativave kontestojnë tërë ligjit, përveç paragrafit 1 të nenit 1 që thotë se “gjuha maqedonase është gjuhë zyrtare”./ Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Në “Facebook” është krijuar një profil i rremë i Filipçes me përmbajtje të papërshtatshme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
ASH e Selës kërkon që Gashi ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për Ilire Dautin
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri