LAJMI I FUNDIT:

Grupi Ndërpartiak për Mbrojtjen e Natyrës në Kuvendin e RMV-së, mbajti mbledhje për ndryshimet klimatike

Grupi Ndërpartiak për Mbrojtjen e Natyrës në Kuvendin e RMV-së, mbajti mbledhje për ndryshimet klimatike

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është mbajtur mbledhja konstitutive e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Mbrojtjen e Natyrës dhe Luftën kundër Ndotjes dhe Ndryshimeve Klimatike.

Pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre për themelimin e Grupit Parlamentar Ndërpartiak me sigurinë se do të kontribuojë në përmirësimin e mjedisit jetësor dhe përballimin me sukses të pasojave të ndryshimeve klimatike.

U theksua se shumica e komunave prej shumë vitesh përballen me problemin e ndotjes së ajrit dhe është problem që i kapërcen ngjyrat partiake, sepse të gjithë qytetarët i ndiejnë pasojat negative të ajrit të ndotur. Vëmendje më e madhe duhet t’i kushtohet edhe ndotjes së natyrës, përkatësisht ndotjes në qytetet dhe mjediset rurale që ndikon negativisht në zhvillimin e turizmit. Republika e Maqedonisë është vend i vogël, me industri jo shumë të zhvilluar dhe nuk ka ndikim të madh në klimën globale. Megjithatë, si vend nënshkrues i Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike, duhet të marrë masa aktive për të reduktuar ndotjen dhe për të përmirësuar mjedisin jetësor. Republika e Maqedonisë, si palë kontraktuese e Komunitetit Energjetik, e zbaton legjislacionin e nevojshëm evropian në drejtim të shfrytëzimit më të madh të burimeve të rinovueshme të energjisë dhe zvogëlimit të emisioneve të gazrave serrë.


Është prezantuar puna e grupit joformal të gjelbër në përbërjen e kaluar parlamentare, i cili është formuar si iniciativë e sektorit civil. Ndër aktivitetet e tjera, grupi vizitoi Parkun Kombëtar të Mavrovës, u mbajt takimi koordinues në lidhje me Ligjin për shpalljen e Moçalit të Studençishtës monument natyror, për Ligjin për veprimin klimatik i cili ende nuk është miratuar, për ligjet që mbulojnë pjesë të caktuara të urbanizmit, ndërtimtarisë. Gjithashtu, janë parashtruar amendamente në propozim-buxhetet në pjesën për mjedisin jetësor dhe në pjesën për harmonizimin e Ligjit për kundërvajtje.

U shpreh mendimi se problemi i ndryshimeve klimatike shpesh neglizhohet nga politikëbërësit në vend. Në periudhën e kaluar u themelua Fondi i Gjelbër Klimatik, i cili ka 12 miliardë euro për financimin e projekteve për të luftuar ndryshimet klimatike. Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik është në fazën e akreditimit për t’u bërë institucion i akredituar për shfrytëzimin e mjeteve nga Fondi i Gjelbër Klimatik, ku Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i parë nga vendet e Ballkanit Perëndimor që përdor mjetet e këtij fondi.

U shpreh besimi se, si në përbërjen e kaluar parlamentare, bashkëpunimi i suksesshëm me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare do të vazhdojë edhe në të ardhmen, gjë që do të kontribuojë në përmirësimin e rregullave ligjore dhe ndjekjen e politikave të zbatuara nga pushteti ekzekutiv. Ka bashkëpunim me grupet joformale të gjelbra në parlamentet e tjera të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe duhet të vazhdojë dhe zgjerohet në të ardhmen.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori