LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i formës së prerë i Apelit në Britaninë e Madhe: Berisha mbetet non grata, nuk lejohet apelimi

Vendimi i formës së prerë i Apelit në Britaninë e Madhe: Berisha mbetet non grata, nuk lejohet apelimi

Gjykata e Apelit në Londër-Divizioni Civil sipas dokumenteve të disponuara nga Top Channel, nuk ka pranuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të apeluar vendimin e SIAC Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Çështje të Emigracioni” që la në fuqi vendimin e ndalimit nga Home Office për të hyrë në Britaninë e Madhe.

Avokatët e Berishës, kryetar i PD-së, nuk janë pajtuar me vendimin e 17 Qershorit 2024 të SIAC “Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Çështje të Emigracioni”, komision i cili rrëzoi apelin e zotit Berisha.

SIAC e gjeti të drejtë vendimin e ish sekretares së shtetit Priti Patel marrë më 19 Korrik 2022, ku Sali Berishës i ndalohej hyrja në Britaninë e Madhe me argumentin se ai kishte lidhje të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsion.


Dokumentet e Gjykatës së Apelit në Londër tregojnë se më 15 Gusht 2024 avokatët e zotit Berisha iu drejtuan kësaj gjykate për të marrë leje në apelimin e vendimit të SIAC.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ekskluzivisht disponon vendimin e marrë në 23 Tetor 2024 nga gjykatësja britanike e apelit Lady Justice Elisabeth Laing, e cila refuzoi kërkesën e zotit Berisha për të apeluar vendimin e SIAC.

E si pasojë ai vendim jo në favor të zotit Berisha mbetet në fuqi duke i ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe.

Avokatët e zotit Berisha kërkuan leje për të apeluar duke ngritur tre pretendime për shkelje të ligjit nga SIAC “Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Çështje të Emigracioni”.

1-SIAC gaboi në ushtrimin e diskrecionit të tij’ kur hodhi poshtë një kërkesë për zbulimin e çdo materiali që Sekretari i Shtetit kishte në datën e vendimit fillestar, kur tregoi se persona të tjerë përveç Apeluesit kishin lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionit.

2-SIAC gaboi edhe në ushtrimin e diskrecionit të tij duke u shprehur se një letër e shkruar për avokatët e Apelantit, nga GLD e datës 8 mars 2024 nuk ishte vendim i ri i cili mund të kundërshtohej pasi nuk ishte marrë personalisht nga Sekretari i Shtetit.

Në pikën 40 të vendimit gjykatësja Justice Elisabeth Laing mbërrin në përfundimin se “nuk ka arsye bindëse për të shqyrtuar apelin e propozuar”.

Ky vendim vulos njëherë e mirë betejën e humbur juridike të zotit Berisha përballë vendimit të ndalimit të hyrjes në Britaninë e Madhe.

Sipas të dhënave të SPAK në dosjen Berisha për apelin e humbur në SIAC e bija Argita Berisha pagoi përmes transfertave bankare, kompaninë avokatore në Londër Zaiwalla & Co, një shumë prej rreth 400.000 euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë

Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë

Lajme
Kush është Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar në botë: Mjeshtër i arratisjeve nga burgu, ‘truri’ i trafikut të kokainës

Kush është Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar në botë: Mjeshtër i arratisjeve nga burgu, ‘truri’ i trafikut të kokainës

Lajme
Raporti vjetor i NATO-s: Ngriten shqetësime për tensionet në veri të Kosovës

Raporti vjetor i NATO-s: Ngriten shqetësime për tensionet në veri të Kosovës

Siguri
Hasani: Kurti ia ka garantuar Kishës Ortodokse Serbe paprekshmërinë absolute

Hasani: Kurti ia ka garantuar Kishës Ortodokse Serbe paprekshmërinë absolute

Lajme
Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona për vepra të ndryshme penale

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona për vepra të ndryshme penale

Lajme
10 mijë vajza morën vaksinën kundër virusit HPV, këtë vit fillon edhe tek djemtë nga mosha 11-12 vjeç

10 mijë vajza morën vaksinën kundër virusit HPV, këtë vit fillon edhe tek djemtë nga mosha 11-12 vjeç

Shëndetësi
Kalo në kategori