LAJMI I FUNDIT:

Lapidar përjetësie për luftën e Drenicës dhe Shaban Polluzhën

Lapidar përjetësie për luftën e Drenicës dhe Shaban Polluzhën

Muhamet Mjeku, Lufta e Drenicës dhe Shaban Polluzha, Rea, Prishtinë, 2024

Shkruan: Bedri Tahiri


Muhamet Mjekun e njoh që nga viti 1991, përmes veprës “Lufta e Drenicës dhe Shaban Polluzha”, e cila që botuar në vitin 1991, në 10.000 ekzemplarë, e që atëbotë e kapërdinim brenda natës. Paskëtaj, e vazhduam edhe përmes librave të tjerë e përmes komunikimeve elektronike.

Mirëpo, realisht e fizikisht e kam takuar (pasi qe kthyer për pushime nga Amerika), tek në nëntor të vitit 2023, kur, pas një kuvendimi të shtruar si në odat tona, mora një lajm shumë të gëzuar se ky punëtor i palodhur, i kishte hyr një punë të vlefshme e me peshë historike kombëtare, plotësimit dhe kompletimit të këtij libri historik-letrar e fejtonistik, kushtuar një hallke mjaft të rëndësishme të zingjirit të luftërave tona të përhershme, kundër armikut shekullor, Serbisë, siç ishte Lufta e Drenicës, udhëhequr nga komandanti sypatrembur e tribuni popullor Shaban Polluzha.

Kështu, pas një punë të gjatë sistematike, hulumtuese e përkushtuese, ia doli mban, me plot sukses, duke e kurorëzuar me një botim më cilësor, më përmbajtjesor e me vlera të larta historike-kombëtare, i cili, ashtu si herën e parë, do të bëhet libri më i kërkuar nga lexuesit kureshtarë.

Dhe, ashtu siç më pati premtuar, kopja e parë e librit të plotësuar, më erdhi dhuratë nga autori!

Libri “Lufta e Drenicës dhe Shaban Polluzha” (botim i dytë i plotësuar), është një kryevepër e llojit të vet, një Lapidar përjetësie për Luftën e Drenicës, për Tribunin popullor e komandantin e saj, viganin Shaban Polluzha si dhe për beteja, ngjarje e profile luftëtarësh anë e kënd trojeve shqiptare…

Nëpër treqind faqet e librit, me foto e ilustrime, me rrëfime të qarta e të drejtpërdrejta nga goja e pjesëmarrësve të atyre betejave, me shtjellimin e lëndës në mënyrë profesionale nga autori me përvojë, me një stil të lehtë e të kapshëm nga të gjithë, me një gjuhë të rrjedhshme e të pastër shqipe, të përafërt me sintaksën popullore, shpërfaqet një histori e ter, me heroizmat dhe të bëmat e trimave shqiptarë, që i dolën përballë një lubie shumëkrerëshe karpatiane, për ta shpëtuar
popullin e vet autokton nga zhbërja.

Të lumtë Muhamet Mjeku! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje

Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje

Lajme
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Lajme
Kalo në kategori