LAJMI I FUNDIT:

Dizajni i qëndrueshëm dhe trashëgimia kulturore: Ndërtesa universitare plot ngjyra në Bogota

Dizajni i qëndrueshëm dhe trashëgimia kulturore: Ndërtesa universitare plot ngjyra në Bogota

Ndërtesa e pazakontë me kolona të rrumbullakosura me ngjyra të ndezura është pjesë e projektit për universitetin në Bogota

Frymëzuar nga teknikat tradicionale të artizanatit dhe të udhëhequr nga parimet e dizajnit të qëndrueshëm, ndërtesa e re e kampusit dhe sheshi publik përpara tij janë projektuar për t’u bërë një vend i preferuar për studentët dhe një oazë e re urbane.

Studioja e arkitekturës Heatherwick nga Britania e Madhe prezantoi projektin e ndërtesës së saj të parë në Amerikën e Jugut, të bërë për universitetin në Bogota, me kolona shumëngjyrëshe, me tallaze, të frymëzuara nga teknikat tradicionale të thurjes së popullsisë autoktone.


E vendosur në Bogota, pranë rrugës kryesore, kjo ndërtesë shtatëkatëshe do të jetë pjesë e Universitetit Ean dhe do të ketë një shkollë dhe punëtori të qëndrueshme të dizajnit, transmeton Telegrafi.

Vizualizimet tregojnë fasadën, e cila përbëhet nga një seri e valëzuar kolonash shumëngjyrëshe përgjatë gjithë lartësisë së ndërtesës.

Tarracat e ngjashme me kopshtet vendosen në mënyrë alternative në kolonat në ngritje që lidhin katet e ndryshme të ndërtesës.

Shtyllat shumëngjyrëshe gjeometrike janë gjithashtu të dukshme përgjatë anëve të ndërtesës.

Çdo kat i ndërtesës do të ketë një fasadë xhami me një kornizë druri.

“Dizajni i bën homazh traditave lokale të artizanatit, të tilla si shportat e drurit, një formë endje unike për popullsinë indigjene të Kolumbisë, komunitetin indian Wounaan”, thonë nga studioja në një deklaratë.

Shportat Werregue karakterizohen nga një siluetë e ngjashme ovale dhe më së shpeshti janë bërë nga palma dhe lyer me ngjyra bimore. /Telegrafi/