Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në fjalën përfundimtare, prokurori special Naim Abazi kërkoi që të shpallen fajtorë të akuzuarit në rastin “Toka”.
Mbrojtja e të akuzuarve kërkoi që ata të lirohen nga akuza në mungesë provash.
Prokurori Abazi, në fjalën përfundimtare të cilën e ka dorëzuar me shkrim e më pas e ka elaboruar, ka kërkuar nga Gjykata që bazuar nga të gjitha provat e administruara, të akuzuarit të shpallen fajtorë për veprat që iu vihen barrë.
“Kjo Prokurori konsideron se në këtë çështje penale në mënyrë të pakontestushme u vërtetuan veprat penale që iu vihen në barrë tani të akuzuarve”, ka thënë mes tjerash Abazi.
Prezent në seancë ka qenë edhe përfaqësuesi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Naim Gjikolli, i cili ka thënë se kanë paraqitur kërkesën pasurore-juridike në formë të shkruar pranë Gjykatës dhe se qëndrojnë pranë asaj kërkese.
Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Shpresim Uka, avokati Afrim Salihu fjalën përfundimtare e dorëzoi me shkrim, ndërsa i kërkoi gjykatës aktgjykim refuzues dhe lirues për të mbrojturin e tij.
“Nga të gjitha këto pretendime, në fund unë besoj që trupi gjykues të marrë aktgjykim refuzues sa i përket veprave penale 2, 7, 10, 14, ndërsa të marrë aktgjykim lirues sa i përket pikave 1, 9, 10 dhe 25”, ka deklaruar Salihu.
Sipas tij, nga provat e administruata dhe dëshmitarët e dëgjuar, nuk ka mundur të vërejë elemente që e ngarkojnë të mbrojturin e tij.
“Nga gjitha provat e ekzaminuara, nga të gjithë dëshmitarët që i kemi dëgju, nuk kam mujt (të vërej) prej të mbrojturit tim asnjë element që mund ta ketë ngarkuar dhe që të përdoret si provë për të marrë aktgjykim dënues”, ka thënë Salihu.
Fjalën përfundimtare të mbrojtësit të tij e ka mbështetur i akuzuari Uka. Ai tha se asnjëherë në jetën e tij nuk ka blerë e as shitur tokë askujt, siç tha ai “absolutisht asnjë metër katror”.
Kurse, avokati Besnik Berisha, në cilësinë e mbrojtësit të të akuzuarit Azem Syla, tha se barra që i është vënë me këtë aktakuzë të mbrojturit të tij, është ndër më të rëndat në jetën e tij.
“Për klientin tim do të jetë një nga barrat më të rënda të jetës së tij, të cilën nuk e përjetoi në kohën kur ishim nën sundim të Serbisë e as në kohën kur ky për plot 5 vite rresht vuajti në burgjet më famëkeqe të Serbisë vetëm pse ishte shqiptar, pse mendonte shqip dhe frymonte për liri e pavarësi që atëherë”, u shpreh Berisha.
Aktgjykim lirues për të mbrojturin e tij ka kërkuar edhe avokati Agron Kajtazi, mbrojtësi i të akuzuarit Shaban Syla. Ai fjalën e tij përfundimtare e ka dorëzuar me shkrim dhe ka kërkuar nga Gjykata që i mbrojturi i tij të shpallet i pafajshëm.
Ndërkaq, vetë i akuzuari Shaban Syla u pajtua me fjalën përfundimtare të mbrojtësit të tij dhe deklaroi se në këtë aktakuzë beson se është përfshirë në ditën kur ka dhënë deklaratë 8 orëshe në burgun e Dubravës, dhe nuk ka pranuar të gënjente për Azem Sylën.
“Më është thënë kështu, do ta citoj edhe njëherë se e kam citu një herë, ‘ti vetëm pranoje që i ke marrë paratë nga Azem Syla, ti do të jesh i lirë prej kësaj aktakuze dhe do të jesh i lirë për veprën që je i akuzum, shko prej shpije’”, ka thënë i akuzuari Shaban Syla.
Ai kishte vërejtje ndaj Gjykatës, pasi sipas tij trupi gjykues nuk i ka lejuar provat e tij.
Ndërsa, avokati Arlind Jupolli, mbrojtës i të akuzuarit Ramadan Uka, tha se Prokurori i Shtetit ka dështuar të provojë çfarëdo prove që do e vërtetonte fajësinë e të mbrojturit të tij. E fjalën e Jupollit e mbështeti i akuzuari Uka.
“Prokuroria e Shtetit si palë e ngarkuar me barrën e provës që nga fillimi ka dështuar të dorëzojë çfarëdo prove që do të vërtetonte fajësinë e të mbrojturit tim në lidhje me veprat e pretenduara”, tha Jupolli.
Edhe avokati Florent Latifaj, mbrojtës i të akuzuarit Arton Vila, i ka propozuar Gjykatës që në mungesë të provave ta lirojë të mbrojturin e tij nga akuza. Fjalën e avokatit e mbështeti edhe i akuzuari Vila.
Lirimin e të mbrojturve të tyre e kanë kërkuar edhe avokatët e tjerë. Kështu, avokatja Bahrie Besimi i ka kërkuar gjykatës lirimin e të mbrojturit të saj, Avdurrahman Brajshori. Fjalën e Besimit e ka mbëshetur Brajshori.
“Unë kam besim shumë me trupin gjykues, në Gjykatën tonë, që ky proces gjyqësor do të përfundojë një herë e mirë, ashtu siç duhet, ashtu siç na dirigjojnë dispozitat ligjore e jo të zvarritet edhe më tutje”, shtoi avokatja Besimi.
Në fjalën e tij përfundimtare, mbrojtësi i Ilaz Sylës, avokati Haxhi Millaku ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që do të mund ta inkriminonte të mbrojturin e tij, andaj i ka kërkuar Gjykatës aktgjykim lirues për Sylën. Edhe ky i fundit mbështeti fjalën e mbrojtësit të tij.
Kurse, mbrojtësi i Gazmend Gashit, avokati Visar Vehapi, tha se aktakuza ndaj të mbrojturit të tij është spekuluese.
“Krejt aktakuza, e veçanërisht ndaj Gazmend Gashit është spekulative”, tha mes tjerash Vehapi.
Edhe seanca e radhës do të vazhdojë me fjalën përfundimtare të të akuzuarve tjerë dhe mbrojtësve të tyre.
Në seancën e 10 qershorit 2022, Azem Syla dhe të tjerët janë deklaruar të pafajshëm lidhur me veprat penale që iu vihen në barrë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur dy aktakuza, njëra me 17 persona dhe tjetra me 22 persona, ku në këtë të fundit, që ishte ngritur më 24 tetor 2016 përfshihet edhe ish-deputeti i PDK-së Azem Syla, që sipas PSRK-së, ai kishte qenë edhe udhëheqës i këtij grupi.
Bashkë me Sylën, në këtë proces janë duke u gjykuar edhe Shaban Syla, Arton Vila, F.G, Shpresim Uka, Ramadan Uka, Avdurrahman Brajshori, Gazmend Gashi, Lubisha Vujoviq, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi dhe Ramadan Mavraj.
Pjesë e kësaj aktakuze kanë qenë edhe N.U., Sh.M., Ilaz Syla, Mustafë Haliti dhe Hajrullah Berisha, por për dy të parët është pushuar procedura pasi ata kanë ndërruar jetë, ndërsa për shkak se gjykata nuk ka arritur të siguroi prezencën e Ilaz Sylës, Mustafë Halitit dhe Hajrullah Berishës, për të njëjtit është veçuar procedura. Por, gjykatësi Hoti, jashtë seancës ka bashkuar procedurën për të akuzuarin Ilaz Syla dhe Vidosav Novakovic, ku për këtë të fundit ka thënë se provat janë të ndërlidhura dhe rasti është i njëjtë.
Aktakuza i ngarkon të pandehurit me vepra penale “krim i organizuar”, “pastrim i parave”, “marrje të mitos”, “mashtrim i rëndë”, “mashtrim në detyrë”, “nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme”, “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar” dhe “evazion fiskal”.
Gjithashtu, të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim, përmes veprimtarive kriminale i kanë privuar Kosovës pronat shoqërore, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve zyrtare, mashtrim dhe veprime tjera korruptive. Hetimet në këtë rast ishin bërë edhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë për Krim të Organizuar në Beograd, raporton Betimiperdrejtesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake