LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 8° cloudy

Ndërmarrja “Tregu” dhe shoqatat Handikos, Pema, dhe ajo e të verbërve protestojnë para Komunës së Gjilanit – kërkojnë zbatim të marrëveshjeve

Ndërmarrja “Tregu” dhe shoqatat Handikos, Pema, dhe ajo e të verbërve protestojnë para Komunës së Gjilanit – kërkojnë zbatim të marrëveshjeve

Në shenjë pakënaqësie me moszbatimin e marrëveshjeve dhe vendimeve të miratuara, Shoqata Sindikale “Tregu” së bashku me shoqatat Handikos, Pema, dhe atë të të verbërve mbajtën sot një protestë para ndërtesës së Komunës së Gjilanit.

Kryetari i Shoqatës Sindikale “Tregu”, Nexhat Veseli, theksoi se protesta nuk është dëshirë e tyre, por një domosdoshmëri për të kërkuar zgjidhjen e problemeve.

“Protesta nuk është zgjidhja jonë e preferuar, por kemi ardhur deri këtu sepse marrëveshjet e arritura nuk po zbatohen. Kërkojmë që të respektohet marrëveshja e 9 shkurtit 2024, ku ishte vendosur që të bëhet nivelizimi i pagave të punëtorëve të shoqatës tonë me ata që janë të punësuar nga Drejtoria e Arsimit, për të shmangur pabarazinë,” tha Veseli.


Ai shtoi se vendimi i Kuvendit Komunal i datës 5 shtator 2024 është dërguar për sqarim në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrinë e Financave, por mbetet pa përgjigje zyrtare nga Drejtoria e Financave në Komunë.

Punëtorët e shoqatës kërkojnë paga prej 420 euro neto për të gjithë, duke përfshirë punëtorët teknikë të shkollave, ata të pastrimit të rrugëve dhe sektorët tjerë të shoqatës.

Fatmir Shurdhani nga Shoqata Handikos shprehu mbështetjen për kërkesat e Shoqatës “Tregu” dhe nënvizoi se vendimet e Kuvendit Komunal duhet të zbatohen nga ekzekutivi.

Në të njëjtën linjë, Bajram Spahiu nga Shoqata e të Verbërve, theksoi gjendjen e vështirë të komunitetit të tyre dhe apeloi për largimin e justifikimeve politike.

“I bëj thirrje kryetarit dhe shefave të asamblesë komunale që të mos përdorin arsyetime si ‘pozita’ apo ‘opozita’ për moszbatimin e vendimeve. Situata është urgjente,” tha ai.

Ndërkohë, Shoqata Pema tha se rrezikohen që vitin e ardhshëm shërbimet të mbyllen për shkak të mungesës së mbështetjes

“Ne në rast se nuk gjejmë mbështetje institucionale rrezikohemi që të vitin e ardhshëm shërbimet tona të shuhen. Shoqata ka operuar edhe në tri komuna të tjera, mirëpo tashmë nuk funksionojnë dhe shpresojmë se do të marrim mbështetje pozitive”, tha drejtoresha e shoqatës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Magazina
Laerti me një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh: Gerti ‘bie në kurth’ me deklaratën për biseksualitetin e tij

Laerti me një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh: Gerti ‘bie në kurth’ me deklaratën për biseksualitetin e tij

Magazina
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Azia
Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori

Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori

Amerika
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Kalo në kategori