Shkolla dhe objekte publike në Viti përfitojnë nga masat e efiçiencës energjetike
Komuna e Vitisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), ditë më parë kanë nënshkruar një marrëveshje për realizimin e projekteve të efiçiencës së energjisë në disa objekte publike të kësaj komune.
Sipas komunës, ky hap i rëndësishëm i hap rrugën për inicimin e projekteve konkrete, ku tashmë kanë filluar procedurat e prokurimit për zbatimin e masave të efiçiencës energjetik.
Në kuadër të këtij projekti, do të përfitojnë disa objekte publike, përfshirë: Qendrën për Punë Sociale, Shkollat “28 Nëntori”, “Nijazi Rexhepi”, “Mirali Sejdiu” në Germovë, si dhe “Dëshmorët e Lubishtës” në Lubishtë.
“Në këto objekte do të realizohen masa për përmirësimin e efiçiencës së energjisë, përfshirë izolimin termik, instalimin e sistemeve të ndriçimit LED, dhe masa të tjera që kontribuojnë në kursime të energjisë dhe ulje të kostove operative”, thuhet në njoftim.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, theksoi se ky projekt ka një rëndësi të madhe për përmirësimin e kushteve të jetesës, duke kontribuar në kursime të mëdha financiare dhe duke pasur një ndikim pozitiv në mjedis.
“Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për arritjen e objektivave të Kosovës për një energji më të qëndrueshme dhe efikase, dhe është një shembull i suksesshëm i bashkëpunimit ndër-institucional për realizimin e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitet”, potencoi Haliti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos