Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si një institucion “racist, mbi Kushtetutën dhe mbi shtetin”.
Në reagimin e tij, KMDLNj ka dënuar arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Fadil Fazliu, ish-shefin e AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj dhe bastisjen e shtëpisë së
Hajredin Kuçit, duke theksuar se këto veprime janë kryer në mënyrë të padrejtë dhe të motivuar politikisht.
“Policia e Kosovës po merr pjesë, në cilësinë e punëtorit fizik, gjatë bastisjeve dhe arrestimeve të shqiptarëve, kryesisht ushtarë të UÇK-së dhe përkrahës të luftës,” thuhet në reagim.
KMDLNj e konsideron këtë si një akt të papranueshëm dhe të turpshëm.
Në reagim, KMDLNj thekson se Gjykata Speciale po shkel ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, duke vepruar në mënyrë selektive dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve.
“Kjo gjykatë ndan ‘drejtësi’ sipas kriterit etnik,” thuhet më tej, duke theksuar se mbi 90% e viktimave shqiptare nuk janë trajtuar si të tilla, ndërsa shumica e krimeve të kryera nga forcat serbe janë lënë të pandëshkuara.
Këshilli e cilëson këtë si një formë të hapur të diskriminimit dhe mohimit të drejtësisë për shqiptarët.
Për sa i përket procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, KMDLNj deklaron se procesi është i pandershëm dhe i ndikuar politikisht.
“Deri më tani nuk është marrë asnjë vendim në favor të të akuzuarve,” thuhet në reagim, duke kritikuar gjithashtu mungesën e transparencës dhe shkeljen e parimit të prezumimit të pafajësisë.
Këshilli ka vënë në dukje se të gjitha vizitat, qoftë të privilegjuara apo jo, janë përgjuar, ndërsa kërkesat për një proces të drejtë dhe të paanshëm janë refuzuar.
Në fund të reagimit, KMDLNj propozon disa masa për të mbrojtur të drejtat e të akuzuarve, përfshirë monitorim ndërkombëtar dhe vendor të proceseve gjyqësore, refuzimin për t’iu përgjigjur pyetjeve në rrethana ekzistuese dhe greva urie për të sensibilizuar opinionin publik.
“Ky devijim juridik po dhunon ligjet dhe sovranitetin juridik të Kosovës në mënyrë brutale,” përfundon reagimi, duke bërë thirrje që institucionet e reja të ndërmarrin hapa konkretë për rishikimin ose zhbërjen e Gjykatës Speciale, nëse ajo nuk respekton ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake