LAJMI I FUNDIT:

Sirianët ia mësyjnë pallatit presidencial të Bashar al-Assadit, pamje nga brenda ndërtesës

Sirianët ia mësyjnë pallatit presidencial të Bashar al-Assadit, pamje nga brenda ndërtesës

Sirianët kanë hyrë brenda pallatit presidencial të Bashar al-Assad në Damask ndërsa rebelët deklarojnë se vendi është ‘i lirë’ nga ‘tirani’.

Luftëtarët e opozitës arritën dje në periferi të kryeqytetit për herë të parë që kur rajoni u rimorr nga trupat qeveritare në vitin 2018.

Televizioni shtetëror sirian tregoi edhe rebelët duke hyrë brenda pallatit të presidentit pasi ai është larguar nga vendi me aeroplan drejt një destinacioni të panjohur.


Zyrtarët ushtarakë dhe të inteligjencës janë duke u pyetur nga ushtarët rebelë për vendndodhjen e al-Assadit ndërsa përpiqen të përcaktojnë lëvizjet e tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por, presidenti nuk është parë apo dëgjuar që kur rebelët sulmuan kryeqytetin.

Pas kapjes së Damaskut, HTS deklaroi se kjo është fundi i një “epoke të errët”.

Ndryshe, disa orë më parë, rebelët thanë se kishin fituar kontrollin e plotë të qytetit kyç të Homsit pas vetëm një dite luftimesh.

Kryeministri i Sirisë tha se është i gatshëm t’ia dorëzojë qeverinë opozitës në një tranzicion paqësor. /Telegrafi/