Gjatë Javës së Modës në Milano, stilistja suedeze Beate Karlsson prezantoi atletet AVAVAV x adidas Superfinger Superstar
Si pjesë e një bashkëpunimi shumë më të gjerë me adidas, marka fiorentine AVAVAV dërgoi modele në pasarelë të veshura me të gjitha llojet e çmendurisë së modës.
Bëhet fjalë për xhaketa masive puffer, mushama të vogla dhe xhaketa sportive që ishin pikturuar plotësisht. Dhe po, po flasim edhe për atlete që ishin të pajisura me “dorashka” me katër gishta në pjesën e përparme, të ngjashme me logon e markës AVAVAV.
Nërsa pjesa më e madhe e saj është ndoshta paksa shumë e çuditshme për konsumatorët e modës klasike, e gjitha është në përputhje të përkryer me etikën e përgjithshme të markës.
Çmimi i atleteve me “dorashka” është 250 euro, transmeton Telegrafi.
View this post on Instagram
E themeluar në vitin 2017, AVAVAV ka qenë gjithmonë një markë që anon drejt absurdit. Për prezantimin e saj pranverë-verë 2023, Karlsson i “detyroi” modelet e saj të rrëzoheshin në mënyrë dramatike në mes të pistës. Gjatë shfaqjes Vjeshtë/Dimër 2023, rrobat e tyre shpërthyen nga trupi teksa u ngjitën në pasarelë.
Dhe për vjeshtë-dimrin e vitit 2024, pjesëmarrësit morën kova të mbushura me gota dhe kënaçe letre të grimcuara dhe lëvozhga frutash të hedhura, të cilat i hodhën në pasarelë. Edhe nëse nuk keni dëgjuar kurrë më parë për AVAVAV, ka shumë mundësi që t’i keni parë në rrjetet sociale dhe hashtag-u #Avavav po rritet çdo ditë.
Pra, kur jeni duke kërkuar për një bashkëpunim nga një markë si kjo, AVAVAV x Adidas Superfinger Superstar është pikërisht ajo që duhet të prisni.
“Jam i nderuar dhe shumë i lumtur që kam mundësinë të luaj me ADN-në e tyre tepër të fortë – është shumë argëtuese”, tha Karlsson në një deklaratë për shtyp.
– Që nga fillimi i partneritetit tonë, unë u inkurajova të ‘tallesha’ me Adidas. Ka aq shumë ironi se sa seriozisht e marrim sportin, modën dhe kërkimin shkencor, saqë edhe pse mbajtëm një qëndrim serioz, ishte jashtëzakonisht argëtuese – shtoi ajo.
Ky dizajn i çuditshëm ka ndarë fansat në rrjetet sociale – ndërsa disa e vlerësojnë pamjen si diçka të re dhe jashtëzakonisht të guximshme, të tjerë e konsiderojnë atë të shëmtuar dhe të çuditshëm. Disa komente nga kritikët lexojnë: “Çfarë nuk shkon me atletet e zakonshme?”, “Më kujtohet kur bëni gjëra të bukura”, “Nëse e quani këtë modë, keni nevojë për terapi”.
Beate Karlsson e kuptoi plotësisht detyrën, ndërsa “adhuruesit puristë” të Adidas-it padyshim që do ta shmangin modelin e çuditshëm Superfinger, pak argëtim nuk i ka bërë keq askujt – siç shihet edhe nga komentet pozitive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërse qentë gjithmonë u afrohen njerëzve të cilët nuk i duan?
Pse duhet të flasësh për rrogën me kolegët!
12 mënyra për t’u qetësuar kur gjithçka duket një kaos
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve