LAJMI I FUNDIT:

Na ndihmoni të transformojmë rubrikën “Femra” nëpërmjet këtij PYETËSORI

Na ndihmoni të transformojmë rubrikën “Femra” nëpërmjet këtij PYETËSORI

Nëpërmjet një pyetësori të thjeshtë, i cili zgjat vetëm dy minuta, dëshirojmë të mësojmë më shumë rreth asaj që ju pëlqen, çfarë dëshironi të ndryshoni, çfarë dëshironi të lexoni më shumë dhe si mund ta bëjmë rubrikën “Femra” edhe më të dobishme dhe inspiruese për ju.


Pyetësorin mund ta plotësoni edhe duke klikuar këtu.

Rubrika “Femra” ka qenë gjithmonë një hapësirë e dedikuar për temat që flasin për jetën, interesat dhe sfidat e grave. Mirëpo, për ne në Telegrafi është shumë e rëndësishme që kjo rubrikë të pasqyrojë sa më shumë interesat dhe dëshirat e lexuesve tanë të çmuar dhe besojmë se çdo ndryshim është kuptimplotë kur vjen nga ju. Për këtë arsye, kemi vendosur t’ju ftojmë ju, lexueset tona besnike, të bëheni pjesë e procesit të përditësimit të kësaj rubrike.

Pjesëmarrja juaj në këtë sondazh është vendimtare për të formësuar përmbajtjen e ardhshme të rubrikës. Së bashku, mund ta bëjmë këtë hapësirë një vend edhe më të dashur e të dobishëm për të gjithë ne!