LAJMI I FUNDIT:

Policia në kërkim të Armend Morinës nga Fushë Kosova, dyshohet për vjedhje

Policia në kërkim të Armend Morinës nga Fushë Kosova, dyshohet për vjedhje
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një personi nga Fushë Kosova.

Personi që po kërkohet është Armend Imer Morina, i njëjti po kërkohet për vjedhe të rëndë.

“Kërkesë për bashkëpunim për vendodhjen personit të dyshuar. Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar. Personi Armend (Imer) Morina kërkohet për veprën Vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë.


Policia ka shtuar se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar mund të kontaktoni direkt në info@kosovopolice.com. /Telegrafi/