LAJMI I FUNDIT:
Prizreni -2° fair_night

Komuna e Prizrenit intervenon në ndërtesat e banimit social, të pa përfunduara prej vitesh

Komuna e Prizrenit intervenon në ndërtesat e banimit social, të pa përfunduara prej vitesh

Autoritetet komunale të Prizrenit të mërkurën kanë vizituar banesat sociale në lagjen Petrovë, për të parë finalizimin e punimeve në Kullën III.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka vlerësuar se ky projekt është i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës për disa kategori të rëndësishme të qytetarëve, duke përfshirë familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe rastet sociale. Sipas tij në këtë ndërtesë parashihen banesa për 30 përfitues, raporton Telegrafi.

“E rëndësishme është që Komuna po vazhdon me implementimin e projekteve aty ku ka nevojë sipas programit dhe premtimeve elektorale”, ka thënë Totaj.


Drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Rasim Demiri ka theksuar se në këtë aspekt është bërë punë serioze me qëllim të ofrimit të strehimit për kategoritë e sipërpërmendura.

Ndërkaq zyrtari tjetër i kësaj drejtorie, Bashkim Rakaj ka sqaruar se në këtë ndërtesë punimet ndërtimore kanë filluar vite më parë dhe se pjesa e brendshme kishte mbetur pa u finalizuar, raporton Telegrafi.

“Një pjesë e brendshme është demoluar me kalimin e kohës”, ka thënë Rakaj, për të sqaruar se tanimë renovimi është drejt finalizimit me projektin që kap vlerën e 290 mijë eurove.

Sipas njoftimit të kryetarit Totaj, punimet kanë nisur edhe për renovimin e tërësishëm të Kullës IV, një tjetër ndërtesë me 30 banesa, që ka për synim të mundësojë kushte dinjitoze për familjet në nevojë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Kalo në kategori