Mbi 10 mijë studentë kosovarë kanë përfituar nga projektet e Erasmus+ për arsimin e lartë në vitet 2015-2024.
Në shpalosjen e projekteve të Erasmus+ për Kosovën u vlerësua roli i këtij institucioni për ndërtimin e kapaciteteve në arsimin e lartë në Kosovë.
Zëvendësministri i Arsimit, Arsim Ademi, tha se programet Erasmus+ kanë ofruar mundësi të reja për stafin akademik dhe studentët në Kosovë.
Sipas tij, institucionet e arsimit të lartë kanë përfituar rreth 700 projekte nga Erasmus+ në ngritjen e kapaciteteve në fushën e arsimit.
“Më shumë se 20 institucione të arsimit të lartë dhe profesional nga Kosova janë përfitues të skemave Erasmus+ në thirrjen e vitit 2024. Nga viti 2015 prej kur ekziston zyra e Erasmus+ në Kosovë, ne kemi pasur rritje të vazhdueshme në përfitim të mobilitetit dhe projekteve, pasi trendi gjithmonë ka qenë në rritje…
Po ashtu në periudhën 2015-2024, institucionet e arsimit të lartë në Kosovë kanë përfituar 75 projekte në ngritjen e kapaciteteve në fushën e arsimit të lartë. Më shumë se 700 projekte për mobilitetin ndërkombëtar të kredive dhe njëmbëdhjetë institucione të arsimit të lartë kanë fituar kartën Erasmus”, tha ai.
Në anën tjetër, shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së, Johannes Madsen, tha se ngritja e mobilitetit për studentët pasqyron integrimin në rritje të Kosovës në komunitetin akademik evropian.
“Nga viti 2015 deri në vitin 2024, më shumë se 10 mijë studentë dhe staf akademik, kanë përfituar nga aksioni i Lëvizshmërisë Ndërkombëtare të Kredive. Ky moment historik pasqyron integrimin në rritje të Kosovës në komunitetin akademik evropian… Kjo tregon se sa i përkushtuar është Bashkimi Evropian për të mbështetur arsimin në Kosovë në të gjitha nivelet, që nga fëmijëria e hershme, deri te arsimi bazë dhe arsimi i lartë”, tha ai.
Krahas këtyre, u potencua edhe bashkëpunimi për promovimin e arsimit profesional./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze