LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 7° partlycloudy_night

Zgjerimi i Këndit Amerikan forcon lidhjet kulturore e edukative të Prizrenit me SHBA-të

Zgjerimi i Këndit Amerikan forcon lidhjet kulturore e edukative të Prizrenit me SHBA-të

Autoritetet komunale të Prizrenit dhe zyrtarë të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, të martën, kanë përuruar hapësirën e zgjeruar të Këndit Amerikan në Prizren, që funksionon në kuadër të Bibliotekës së Qytetit.

Me këtë rast kryetari Shaqir Totaj ka përkujtuar se si Këndi Amerikan vite më parë ka zhvilluar veprimtarinë në hapësira të ngushta dhe se gjatë mandatit të tij është bartur në hapësirë më të madhe në qendër të qytetit, që me nismën e fundit është zgjeruar edhe më tej, raporton Telegrafi.


“Ky ambient do të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve kulturore, edukative dhe profesionale mes Prizrenit dhe SHBA-ve, duke i dhënë mundësi më të mira qytetarëve të Prizrenit, e veçanërisht të rinjve, të lidhen me mundësitë që ofrohen nga shteti mik”, ka thënë Totaj.

Zyrtarja e lartë për marrëdhënie me publikun në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Jennifer Lawson, ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë mundësuar realizimin e këtij projekti, por edhe ata që mbajnë gjallë këtë hapësirë kulturore-eduktive me aktivitete të ndryshme.

“Kryetari Totaj është një partner i shkëlqyeshëm, pjesë e rrjetit të alumnive tonë, dhe një mbështetës i vërtetë, pa përkrahjen e të cilit nuk do të mund ta zgjeronim Këndin Amerikan në Prizren në këtë përmasë. Gjithashtu mirënjohje për Besart Osmanin, ekipin, KUSA-n, punëkryesit dhe gjithë bashkëpunëtorët e vullnetarët, që e shfrytëzojnë këtë hapësirë. Ne nuk do tía arrinim pa juve, dhe hapësira nuk do të kishte kuptim pa juve. Prandaj duhet të jeni këtu, për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme. Edhe njëherë ju falënderoj në emër të ambasadës dhe Departamentit të Shtetit”, është shprehur para të pranishmëve Lawson, raporton Telegrafi.

Në këtë ceremoni, Këndi Amerikan në Prizren ka ndarë mirënjohje për Komunën e Prizrenit, për Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë dhe për KUSA për përkrahjen e vazhdueshme në rritjen e kapaciteteve për funksionim më efikas. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier

Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier

Premier League
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Magazina
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Kalo në kategori