LAJMI I FUNDIT:
Gjilani -4° clearsky_night

Komuna e Kamenicës në mbështetje të grave nga komunitetet e margjinalizuara – hapet thirrja për trajnime në rrobaqepsi, floktari dhe artizanat

Komuna e Kamenicës në mbështetje të grave nga komunitetet e margjinalizuara – hapet thirrja për trajnime në rrobaqepsi, floktari dhe artizanat

Komuna e Kamenicës ka hapur thirrjen për programin “Fuqizimi i Grave nga komunitetet e margjinalizuara me aftësi sipërmarrjeje dhe profesionale”.

Sipas këtij njoftimi gjatë një periudhe 6 muajshe (Dhjetor-Maj), pjesëmarrësit do të kalojnë në një program trajnimi të përshtatur për nevojat dhe kapacitetet e tyre individuale.

“Trajnimet në të cilat mund të trajnohen të gjitha gratë pjesëmarrëse janë: rrobaqepsi, floktari dhe artizanat (për rrobaqepsi dhe floktari trajnimet mbahen në Prishtinë, ndërsa për artizanat mundësia është që trajnimet të mbahen në Kamenicë, por që grupi duhet të jetë i përbërë prej 10 personave/gra)”, thuhet në njoftim.


Ndër të tjera pas përfundimit të programit të trajnimit fillestar, gratë pjesëmarrëse do të kalojnë një javë të shtesë trajnimi intensiv në pesë lëndë kryesore të menaxhimit të biznesit.

Ky trajnim në bashkëpunim me Fondacionin ‘Jahjaga’, do të shoqërohet me udhëzime praktike dhe mbështetje për të zhvilluar më tej aftësitë e tyre ndërmarrëse.

Pas kësaj faze, ky projekt do të mundësojë shërbime ndërmjetësimi pune duke bashkëpunuar me disa kompani që operojnë në sektorët përkatës. Këto kompani, të cilat janë në përputhje me fokusin e programit të trajnimit, do të kenë mundësinë të punësojnë gratë që e përfundojnë me sukses programin. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Kalo në kategori