LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 1° clearsky_night

Hamza viziton rezervuarët e ujësjellësit, thekson rëndësinë e sigurisë dhe normalitetit

Hamza viziton rezervuarët e ujësjellësit, thekson rëndësinë e sigurisë dhe normalitetit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza në vizitë tek rezervuarët e ujësjellësit

Pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka vizituar rezervuarët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” për të parë nga afër progresin në sanimin e dëmeve.

Hamza ka shprehur mirënjohje për qytetarët të cilët sipas tij, po tregojnë durim e mirëkuptim dhe ka falënderuar zyrtarët e angazhuar për punën e tyre, shkruan Telegrafi.

“Hamza falënderoi zyrtarët e angazhuar në vendngjarje për punën e tyre të palodhshme dhe shprehu mirënjohjen për qytetarët, të cilët po tregojnë durim dhe mirëkuptim. Ai falënderoi gjithashtu mediat për raportimin korrekt dhe partnerët ndërkombëtarë për reagimet e shpejta dhe të vendosura në lidhje me situatën në veriun e vendit”, thuhet në njoftim.


Ai është shprehur se siguria e qytetarëve, infrastruktura publike, ruajtja e rendit dhe rikthimi i normalitetit janë “prioritete absolute”.

“Kryetari Hamza theksoi se siguria e qytetarëve, infrastruktura publike, ruajtja e rendit dhe rikthimi i normalitetit janë prioritete absolute për të gjithë”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Kalo në kategori