LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 1° cloudy

Vetëvendosje mbetet pakicë në Kuvendin e Shtimes, largohet edhe asamblisti Gëzim Haxhiu

Vetëvendosje mbetet pakicë në Kuvendin e Shtimes, largohet edhe asamblisti Gëzim Haxhiu

Lëvizja Vetëvendosje në Shtime ka mbetur vetëm me gjashtë asamblist në Kuvendin komunal derisa sot nga ky subjekt është larguar Gëzim Haxhiu duke kaluar si kandidat i pavarur. Kohë më parë nga ky subjekt janë larguar edhe asamblist të tjerë.

Tashmë shumica e kuvendit prej 8 asamblistëve përbëhet prej PDK-së, Lëvizjes për Bashkim dhe dy asamblistëve të pavarur.

Asamblisti Gëzim Haxhiu, që tashmë ka kaluar si i pavarur në kuvendin komunal të Shtimes, vjen nga fshati Rashincë, lokalitet për të cilin Telegrafi ka publikuar një seri shkrimesh pasi që ata e kanë kundërshtuar një projekt të ekzekutivit për hapjen e puseve të ujit afër shtëpive me qëllim të furnizimit të qytetit dhe lokaliteteve tjera. Projekt ky që sipas banorëve i dobëson kapacitetet e ujit për vetë banorët e Rashincës.


Hapja e puseve të ujit në Rashincë të Shtimes, përplas banorët me ekzekutivin
Lexo po ashtu Hapja e puseve të ujit në Rashincë të Shtimes, përplas banorët me ekzekutivin

Por, Haxhiu, në mbledhjen e së premtes në shenjë pakënaqësie me situatën brenda partisë ka thënë se tashmë ka vendosur të largohej nga kjo parti për arsyeje parimore dhe ideologjike, teksa ka përmendur se parimet e këtij subjekti nuk ishin në përputhje me parimet e tij personale. Po ashtu ai, kritikon këtë subjekt për mungesë të meritokracisë.

Banorët e Rashincës sërish i drejtohen kryetarit Aliu lidhur me projektin e ujësjellësit
Lexo po ashtu Banorët e Rashincës sërish i drejtohen kryetarit Aliu lidhur me projektin e ujësjellësit

“Pas gjendjes së thelluar dhe duke parë mungesën e meritokracisë në të cilën është thirrur lëvizja gjatë kohës së më hershme, mendoj se është koha e duhur për të marrë këtë hap. Ky vendim nuk është i lehtë por është i nevojshëm për integritetin personal dhe për parimet të cilat unë i mbaj. Tash e tutje aktivitetin politik do ta vazhdoj duke qenë i pavarur”, ka thënë midis të tjerash Haxhiu.

Telegrafi ka provuar të marrë një deklaratë edhe nga kryetari i Shtimes Qemajl Aliu lidhur me këtë çështje, por ai nuk ka qenë i qasshëm. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Skenën e Gjestit në vaskë e krahasojnë me të saj - reagon Egla Ceno

Skenën e Gjestit në vaskë e krahasojnë me të saj - reagon Egla Ceno

Magazina
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

La Liga
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Trump dhe Obama shihen së bashku në funeralin e Carter, pamjet që po bëjnë bujë në rrjete sociale

Trump dhe Obama shihen së bashku në funeralin e Carter, pamjet që po bëjnë bujë në rrjete sociale

Amerika
Elon Musk do të thyente

Elon Musk do të thyente "rregullin e artë" me blerjen e Liverpoolit

Premier League
Arrestohet sërish Florian Marku, tani në Angli

Arrestohet sërish Florian Marku, tani në Angli

Boks
Kalo në kategori