LAJMI I FUNDIT:

Lushaku: Është pezulluar mësuesi që kishte hedhur flamurin në bërllok dhe përjashtuar nga ora nxënësen që mbante plis

Lushaku: Është pezulluar mësuesi që kishte hedhur flamurin në bërllok dhe përjashtuar nga ora nxënësen që mbante plis

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se është pezulluar mësimdhënësi i shkollës “Xhemail Mustafa” në kryeqytet, pas ngjarjes ku ai përjashtoi një nxënëse që mbante plis dhe hodhi flamurin kombëtar në bërllok.

Lushaku-Sadriu, gjatë një intervistë në emisionin Debat Plus, konfirmoi se mësuesi është ndëshkuar me masë disiplinore dhe është futur në komision disiplinor për veprimin e tij.

Ajo e theksoi se sjellje të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me parimet demokratike ndërkombëtare, të cilat kërkojnë respektimin e simboleve shtetërore dhe kombëtare.


“Një arsimtar ka zgjedhur të heqë flamujt dhe në një formë demonstrative t’i hedhë ata. Kemi marrë masë disiplinore. E kemi futur në komision disiplinor dhe e kemi pezulluar. Kjo nuk lejohet në institucionet publike, është kundër çdo principi demokratik ndërkombëtar për simbolet shtetërore dhe kombëtare…”, deklaroi Lushaku-Sadriu.

Ajo shtoi se shkollat janë institucione publike ku duhet të ruhet çdo simbol kombëtar, përfshirë ato të shteteve mike, të cilat duhet të respektohen në mënyrë të veçantë.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori