Juventusi është në pritje të ofertave nga klubet e Ligës Premierl për Nicolò Fagiolin dhe Douglas Luiz dhe sipas Gazzetta dello Sport, drejtori Cristiano Giuntoli ka folur për dyshen e mesfushës me Manchester United dhe Man Cityn.
Juventus shpreson që dyshja e tyre në mesfushë Fagioli dhe Douglas Luiz të marrin oferta nga klubet angleze në afatin kalimtar të dimrit, dhe sipas këtij mediumi, Giuntoli vetëm ka biseduar për kushtet me klubet e lartë përmendura.
Juventus udhëtoi në Angli për një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Aston Villa të mërkurën dhe Giuntoli thuhet se e përdori udhëtimin për të takuar drejtorët e Man City dhe Man United.
Gazeta raporton se Giuntoli udhëtoi për në Mançester të dielën dhe më pas përsëri të martën.
Juventusi duhet të rrisë financat e tij për të nënshkruar të paktën me një mbrojtës të ri në afatin kalimtar të janarit, ndërsa Gleison Bremer dhe Juan Cabal janë jashtë për sezonin aktual nga lëndime në gju.
Giuntoli konfirmoi mbrëmë se Juventusi do të kërkojë mbrojtës në janar, por nuk do të nënshkruajë me një sulmues. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rregullat strikte bëjnë që La Liga të ishte e varfër në afatin kalimtar – krahasimi me Anglinë, Italinë dhe Francën shumë i madh
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton “Van Dijkun e ri” në skuadër
Thiago Mottas i kërkohet të ndryshojë taktikat për sulmin te Juventusi
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Rashford refuzoi një kërkesë nga Man Utd përpara se t'i bashkohej Aston Villas
"Do t'ju mallkojë historia..." - Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Barcelona shiti kapitenin e ekipit B – disa anëtarë të kryesisë janë të zhgjënyer me këtë vendim të klubit
Futbollisti kroat gjendet i vdekur në Spanjë