Viteve të fundit gjithnjë janë në rritje rastet kur qytetarë të Pollogut, bien në kurthin e mashtruesve. Kështu, mashtrimet në forma të ndryshme nuk kanë të ndalur në rajonin e Pollogut. Për 11 muaj, në territorin e Tetovës dhe Gostivarit, Sektori për Punë të Brendshme ka përgatitur 22 kallëzime penale kundër 20 personave për veprën penale mashtrim dhe dy autorë të panjohur për vepër penale “mashtrim”.
Këto vepra janë evidentuar dhe dorëzuar në gjykatën kompetente, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Sipas, policisë, gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, janë ngritur gjithsej 29 kallëzime penale ndaj 18 autorëve të njohur dhe 11 autorë të panjohur.
Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, tregon se dominojnë mashtrimet në rrjetet sociale, mashtrime financiare e kështu me radhë. Pasi qytetarët vërejnë se janë mashtruar dhe nuk mund të kontaktojnë me mashtruesin, të njëjtit denoncojnë rastet në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë.
“Edhe gjatë këtij viti, llojet dhe mënyrat e kryerjes së mashtrimeve është e ngjashme me vitin e kaluar, si mashtrimet kompjuterike, mashtrimet përmes rrjeteve sociale, mashtrimet bankare, mashtrimet gjatë blerjes dhe shitjes dhe lloje të tjera të mashtrimit. Vlen të theksohet se këtë vit nuk janë regjistruar mashtrime me organizimin e rrejshëm të festimeve dhe seminareve të ndryshme, dukuri kjo që ishte më e theksuar vitin e kaluar”, deklaroi zëdhënësi Rexhepi.
Në këtë formë, qytetarët fillimisht japin sasi të konsiderueshme të parave, ndërsa më pas nuk mund të kontaktojnë me personin që u kishte premtuar shërbimin. Nga policia apelojnë që qytetarët të jenë shumë të kujdesshëm kur kontaktojnë me persona të panjohur për sa i përket komunikimit për çështje financiare, porosive të ndryshme online, por edhe pagesave paraprake. Nga policia theksojnë se qytetarët shumë lehtë mund të mashtrohen nga mashtruesit, të cilët duke paraqitur ose fshehur faktet në mënyrë të rreme dhe në mënyrë të paligjshme dëmtojnë financiarisht ata.
“Sektori për punë të Brendshme në Tetovë apelon qytetarët që të kenë kujdes dhe të tregohen vigjilent kur komunikojnë me persona të panjohur, kryesisht kur bëhet fjalë për komunikime fitimprurës, sepse mashtruesit gjithmonë shfrytëzojnë mënyra dhe alternativa të ndryshme për të përfituar dhe nuk kursejnë asnjërin për të arritur qëllimin e tyre”, tha Rexhepi. Nga policia e Tetovës disa herë kanë dalur me rekomandime që qytetarët gjithnjë e më shumë të jenë të kujdesshëm, kurse rikujtojnë se mashtrimi është vepër penale ku parashihet dënim deri në 8 vite burg./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij