LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e liroi, Berisha pritet nga qindra simpatizantë: Sot është dita kur Rama dhe monstra Soros dështuan përfundimisht

Gjykata e liroi, Berisha pritet nga qindra simpatizantë: Sot është dita kur Rama dhe monstra Soros dështuan përfundimisht

Të mërkurën gjykata vendosi heqjen e masës arrest shtëpiak për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili rreth orës 13:45 ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike ku është pritur me entuziazëm të madh nga shumë mbështetës e simpatizantë të tij të cilët kishin mbushur plot oborrin para godinës së PD.

Ai tha se përshëndeste çdo shqiptar dhe se kjo ishte dita kur Ed Rama dhe George Soros dështuan në tentativën sipas tij për të shaktërruar opozitën shqiptare.

Berisha mbajti një fjalim përpara turmës së mbështetësve të mbledhur në oborrin e selisë së PD-së. Ai i ka falënderuar ata dhe aleatët ndërkombëtar duke e konsideruar këtë ditë si fitore për opozitën në Shqipëri.


“Sot është Dita kur Edi Rama dhe monstra Xhorxh Soros dështuan përfundimisht. Sot mundi i 3 viteve triumfoi dhe u shpërblye. Ne qëndruam dhe vetëm qëndruam, për të vërtetën dhe vlerat që besojmë.

Pas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh ditë të mira, sot është një ditë e mirë për shqiptarët. Sot është një ditë e mirë edhe për kundërshtarët e opozitës. Sot nuk fitoi Sali Berisha, sot fitoi e vërteta. Sot ka fituar Shqipëria. Këtë vit unë kam thyer rekordin në numrin e fjalimeve.

Tani e tutje veprimi do të jetë kryefjala e Sali Berishës. Ka ende disa mesazhe që duhet t’u themi shqiptarëve. Dua të falenderoj çdo shqiptar dhe familjen time që mori një dozë të madhe të kësaj vuajtjeje”, tha Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori