LAJMI I FUNDIT:

Mjeku lejoi një gjinekologe private të kryejë një lindje në Spitalin e Prizrenit, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tij dhe gjinekologes

Mjeku lejoi një gjinekologe private të kryejë një lindje në Spitalin e Prizrenit, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tij dhe gjinekologes
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve F.S., dhe T.D., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Përdorimi i paautorizuar i pasurisë” nga neni 420, dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256 par.1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.S., me datë 15.12.2023 në Prizren, rreth orës 22.30 min, pa autorizim përdorë pasurinë tjetër të luajtshme e cila i është besuar atij në detyrë apo në të cilat ka qasje për shkak të shërbimit apo punës së tij apo i jep pasurinë e tillë në shfrytëzim personit tjetër për shfrytëzim të paautorizuar, ashtu që duke punuar në cilësinë e mjekut Gjinekolog në repartin e Gjinekologjisë-Obstetrike në Spitalin e Prizrenit, ka pranuar për lindje pacienten-shtatzënë A.R., nga fshati Mushnikovë, e cila ka qenë në përcjellje të gjinekologes private T.D., edhe pse ishte mjek kujdestar në detyrë së bashku me mjekun tjetër M.B., nuk ndërmerr veprime zyrtare të cilat ka pasur për detyrë t’i ndërmarrë në parandalimin e mjekes T.D., që të hyjë në sallën e lindjes dhe ta kryejë lindjen. Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Përdorimi i paautorizuar i pasurisë”sipas KPRK.

Ndërsa, e pandehura T.D., me datë 15.12.2023 në Prizren rreth orës 22:00 min, në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, Prim. ‘’Daut Mustafa’’ pa pasur autorizimet ligjore kryen trajtime mjekësore – gjinekologjike duke mos qenë nëpunëse/mjeke pranë Spitalit të Prizrenit, me ç’rast pas ekzaminimit të pacientes A.R., në ambulancën e saj private, ka konstatuar se rasti është për lindje, ashtu që e shoqëron pacienten në fjalë deri në repartin e Gjinekologjisë Obstetrike në spitalin e Prizrenit, dhe pa lejen e mjekëve kujdestar F.S., dhe M.B., pas pranimit në repart duke mos lejuar mjekun F.S., që të bëjë ekzaminimin e pacientes, si dhe përkundër reagimit të mjekut tjetër kujdestar M.B., ka shkuar drejt në sallën e lindjes dhe ka kryer lindjen e pacientes. Me këto veprime, e njëjta ka kryer veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” sipas KPRK.


Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori