Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është liruar nga masa e arrestit shtëpiak pas një vendimi të fundit të Gjykatës së Posaçme.
Ky vendim u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila vlerësoi se nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për zbatimin e kësaj mase sigurie.
Në një prononcim për media, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, deklaroi se me vendimin e sotëm ish-kryeministri është i lirë dhe mbi të nuk ekziston asnjë masë sigurie.
“Mbi bazën e kërkesës tonë, sot gjykata revokoi masën e arrestit të shtëpisë si një masë që nuk ka as kritere, as kushte për caktimin e saj. Nga sot, Sali Berisha është i lirë dhe pa asnjë masë sigurimi ndaj tij. Nuk ka asnjë masë tjetër sigurimi,” tha Gjokutaj.
Kujtojmë se në një vendim të publikuar disa ditë më parë, Gjykata Kushtetuese vlerësoi si të ligjshme veprimet e SPAK për të mos marrë autorizim nga Kuvendi për caktimin e masës “Detyrim paraqitje”.
Ndërsa masa e “Ndalimit për të dalë jashtë vendit, u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese për shkak të mungesës së proporcionalitetit”.
Mosrespektimi i masës “Detyrim paraqitje” bëri që GJKKO të ashpërsonte masën shtrënguese ndaj Berishës duke e lënë në “Arrest shtëpiak”.
Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, janë marrë të pandehur nga SPAK në lidhje me privatizimin e terreneve sportive të Klubit të Futbollit dhe Klubit Shumësportësh “Partizani”.
Akuza kryesore që rëndon ndaj Berishës është për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. Ndërsa Malltezi, përveç kësaj, akuzohet edhe për “pastrim të produkteve të veprës penale”. Hetimi, i cili filloi në vitin 2020, përqendrohet në rrethanat e privatizimit të këtyre pronave dhe dyshimet për abuzime gjatë këtij procesi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova