LAJMI I FUNDIT:

Aktori Blaku në ShokPodcast: Kam dëgjuar një rast kur një mysafir solli zarf të thatë në dasmë

Aktori Blaku në ShokPodcast: Kam dëgjuar një rast kur një mysafir solli zarf të thatë në dasmë

Adnan Blaku, aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, ka folur për “fenomenin” e zarfeve që dasmorët lënë nëpër dasma.

Ai në ShokPodcast, ka deklaruar se kishte dëgjuar një rast kur një person solli një zarf të thatë në dasmë, e që ky veprim ishte kapur edhe nga kamera.

Deklarata e tij u ngrit kur aktori u pyet pikërisht për mitin e zarfeve të thatë, që siç duket nuk është diçka e padëgjuar.


“A po ndodhë kjo që shkojnë me zarfe të thatë bre? Në dasma?”, ishte pyetja të cilin Fis Juniku ia shtroi Blakut në studio.

@shokpodcast Zarfi i thate neper Darsma Trend a Mit 😅 ! #fyp #foryou #viral #trending #podcast #shokpodcast #talkshow #kosova #prishtina #fory #perty #adnanblaku #fisjuniku ♬ original sound – ShokPodcast

Aktori nuk hezitoi të përgjigjej për një rast të pazakontë, që kishte bënte pikërisht me këtë.

“Kam qeshë me lot, sepse më tregoi dikush, ka ardhë dikush edhe solli zarf të thatë, edhe kjo u kap nga kamera. Edhe okay, bravo! Asnjë se dëmton, se njeriu nuk e bënë dasmën, me i pru [pare]. Asnjë nuk e dëmton, e vetë është ndjerë mirë. Bravo i koftë! Krejt në rregull jemi”, theksoi aktori gjatë podcastit, ShokPodcast.

Ai gjithashtu tregoi se cila ishte shuma, të cilat mysafirët i lënë në dasma.

“Varet prej xhepit, dikush që ka biznes i lë 100, por ka raste që i lë në zarf edhe 500”, potencoi humoristi i njohur. /Telegrafi/