Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në konferencën “Të Bashkuar Kundër Dhunës – Mjaft!”, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Koordinatorja Nacionale Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, në kuadër të fushatës globale të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, Konjufca tha se kjo fushatë është dëshmi se në përpjekjet për të luftuar dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore, është i domosdoshëm solidarizimi i vazhdueshëm dhe angazhimi i përditshëm.
Dhuna gjinore sipas kreut të Kuvendit fatkeqësisht mbetet një problem i madh, dhe ndonëse janë bërë hapa domethënës për avancimin e kuadrit ligjor dhe ngritjen e ndërgjegjësimit, ende ka shumë punë për të bërë.
Kryetari Konjufca tha se nëpërmjet përmirësimit të legjislacionit ekzistues, janë krijuar mekanizma të qëndrueshëm për mbrojtjen e të mbijetuarve të dhunës, ndërsa institucionet tona janë më të përgatitura tash për t’iu përgjigjur nevojave të viktimave të dhunës.
“Siç e dini, Kuvendi i Republikës së Kosovës vitin e kaluar ka hartuar dhe miratuar nismën ligjore për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, dhe këtë jemi përpjekur ta harmonizojmë me Konventën e Stambollit. Ligji njeh lloje të ndryshme të dhunës, duke përfshirë lëndimin fizik, seksual, psikologjik ose ekonomik, por edhe dhunën ndaj grave në politikë, ngacmimet e ndryshme si dhe ngacmimet seksuale në internet”, theksoi Konjufca.
Në vazhdim të fjalës së tij i pari i Kuvendit tha e se përkundër të gjitha këtyre masave ligjore dhe institucionale, edhe plot fushatave të tjera vetëdijësuese që kanë ndodhur dhe po ndodhin, progresi nuk është i kënaqshëm, përderisa rastet e dhunës ndaj grave nuk është që kanë pësuar rënie të ndjeshme.
“Kjo na bën të mendojmë që nevojitet një qasje holistike ndaj këtij fenomeni, një strategji e gjerë që trajton të gjitha aspektet dhe faktorët që direkt apo indirekt ndërlidhen me këtë problematikë”, theksoi kryeparlamentari Konjufca, duke bërë thirrje për fokusim në zhvillimin e një edukimi të hershëm që promovon vlera të barazisë dhe respektit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se ky fenomen nuk mund të luftohet vetëm me mekanizma institucionalë, pra nuk janë të mjaftueshëm, por kjo është përgjegjësi e jona e përbashkët.
“Secili prej nesh ka për obligim që të angazhohet dhe të punojë për një shoqëri të barabartë dhe pa dhunë”, tha kryetari Konjufca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova