LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 12° partlycloudy_day

DKRS dhe DKA në Gjakovë organizuan tryezë të rrumbullakët me temën “Mjedisi i favorshëm për nxënësit”

DKRS dhe DKA në Gjakovë organizuan tryezë të rrumbullakët me temën “Mjedisi i favorshëm për nxënësit”

Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, dhe Drejtoria e Arsimit në Komunën e Gjakovës, të përkrahura nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka organizuar tryezën e rrumbullakët me temën “Mjedisi i favorshëm për nxënësit” .

Në këtë takim kishte pjesëmarrës nga këshillat e shkollave, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal dhe zyrtarët komunalë të Gjakovës.

Ky takim për qëllim kishte të trajtonje njohuritë e të rinjëve rreth dukurive negative, duke ofruar njohuri dhe aftësi rreth situatave me të cilat mund të përballen, të cilat mund të jenë situata ngacmimi, ose situata të dhunshme.


Përveç diskutimeve të pjesëmarrësve në këtë takim të pranishme ishin drejtoresha e DKRS, Adea Roka – Pylla, si dhe drejtoresha e DKA, Eranda Kumnova – Baçi, të cilat ofruan një pasqyrë të faktorëve kryesor dhe politikat lokale që kanë të bëjnë me format e trajtimit të dukurive negative.

Ndër të tjera u bë e ditur se përmes një bisede ndërvepruese, pjesëmarrësit u njoftuan mbi mekanizmat e raportimit, për rëndësin e shëndetit mendor dhe fizik, dhe poashtu së bashku përpiluan referenca për mjedise shkollore më të sigurta dhe më gjithëpërfshirëse.  /Telegrafi/