LAJMI I FUNDIT:

Sëmundjet dhe kullimi i veshëve te fëmijët, ushtima në vesh, kur duhet të largohen bajamet e simptomat e sinuseve – flasin specialistët e njohur të ORL-së 

Sëmundjet dhe kullimi i veshëve te fëmijët, ushtima në vesh, kur duhet të largohen bajamet e simptomat e sinuseve – flasin specialistët e njohur të ORL-së 

Në episodin e radhës të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, specialistë të njohur të otorinolaringologjisë do të flasin për sëmundjet dhe infeksionet e veshit, fytit dhe hundës.

Pjesa e parë do t’i kushtohet disa sëmundjeve të veshit, kullimi i veshëve te fëmijët, pastrimi i tyre, si t’i evitojmë problemet me vesh gjatë udhëtimit me aeroplan, ushtima në vesh, etj.

Çka është kolesteatoma, një sëmundje mjaft e rëndë si te fëmijët ashtu edhe te të rriturit që shoqërohet me dhimbje të veshit, temperaturë e erë e rëndë e rrjedhjes së sekretit nga veshi.


Për të gjitha këto do të flasë specialisti i njohur i ORL-së, Xhevdet Latifi.

Pjesën e dytë të podcastit e kemi zhvendosur në Klinikën e ORL-së, ku doktori Zgjim Limani do të na njoftoj më shumë rreth disa sëmundjeve të fytit dhe hundës.

Specialisti i ORL-së, Zgjim Limani

Specialisti i njohur i ORL-së, Limani do të na tregojë se si duhet të trajtohen problemet me bajame te fëmijët dhe kur duhet të largohen?

Çka është faringjiti?

Cilat janë simptomat që na tregojnë se kemi probleme me sinusët? Si bëhet trajtimi i tyre?

Çka janë devijimet e hundës?

Për të gjitha këto ndiqni videon në vijim. /Telegrafi/