LAJMI I FUNDIT:

Ebibi: Jeni xhamija është e BFI-së, e kthyen në muze pa leje

Ebibi: Jeni xhamija është e BFI-së, e kthyen në muze pa leje

Bashkësia Fetare Islame me ngulm kërkon kthimin e Jeni Xhamisë në identitetin e saj të vërtetë, si vend adhurimi për besimtarët. Drejtori i Vakëfeve në BFI, Fehmi Ebibi ka njoftuar ambasadën amerikane turke dhe përfaqësitë e tjera diplomatike si dhe kanë kërkuar takim me ministrin e Kulturës, sepse siç thotë ai, në bazë të informacioneve që kanë muzeu i Manastirit vendimin lidhur me shndërrimin e Jeni Xhamisë në muze të trashëgimisë kulturore krishtere-islame e kanë marrë pa marë leje përkatëse nga Ministria e Kulturës, të cilës edhe me ligj i takon ky objekt.

“I kemi shkruajtur letër kryminsitrit, zv të pare Izet Mexhitit, ministrit të kulturës. I kemi dërguar letër edhe muzeut të manastirit që e ka marrë këtë iniciativë edhe përfaqësive diplomatike, kemi informuar ambasadën turke, ambasadën amerikane dhe përfaqësive të tjera diplomatike në vend. Ne në bazë të dhënave që I kemi nga tereni kemi kuptuar se muzeu I Manastirit me një vendim të tyre e kanӓ vendosur këtë bile kemi të dhëna që për këtë nuk e kanë konsultuar ose nuk kanë marë leje ose vendfim të plotfuqishëm nga ministria e kulturës dhe do të kërkojmë me ngulm që kjo çështje të zbardhet dhe do të kërkojmë edhe prononcimin e ministrisë së kulturës”, tha Fehmi Ebibi.

Ebibi thotë se Jeni Xhamia është kërkuar vazhdimisht nga BFI që t’i kthehet BFI- së që pas shpalljes së pavarësisë së RMV-së. Ai theksoi se për këtë ka pasur disa herë seanca gjyqësore të niveleve të ndryshme dhe se dikund nga viti 2007 BFI e ka ankimuar në gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg duke kërkuar që ti kthehet prona BFI-së , mirëpo pasi që ministria e kulturës e ka shpallur si monument kulture të nivelit të parë nga gjykata e Strazburgut kanë thënë se janë jo kompetentë që të japin një vendim të tillë dhe kanë sugjeruar që palët të mirren vesh.


“Prej vitit 1957 kur eshte sekuestruar sistemi monist kjo xhami një kohë ka shërbyer si depo e pastaj si galeri arti dhe deri më 21 nëntor kur me një vendim të çuditshëm nga muzeu i Manastrit vendoset që xhamia të hapet si muze i trashëgimisë kulturore krishtere islame dhe ne e marrim vesh kur marrim thirje, gjegjësisht myftinu i Manastirit mori ftesë për për të shkuar në hapjen si muze dhe ne këtë e kemi refuzuar dhe të njejtën ditë reaguam ashpër”, thekson ai.

Ebibi shton se BFI asnjëherë nuk do pajtohet që Jeni Xhamia të ngelet një muze I tillë./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Lajme
Kalo në kategori