LAJMI I FUNDIT:
Prizreni -0° clearsky_night

Teatri “Bekim Fehmiu” rikthehet në “shtëpi” me shfaqjen e dramës “Ping Pong dhe Dashuri”

Teatri “Bekim Fehmiu” rikthehet në “shtëpi” me shfaqjen e dramës “Ping Pong dhe Dashuri”

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se të martën pasdite do të bëhet përurimi i renovimit të tërësishëm të ndërtesës së Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” përkatësisht Teatrit “Bekim Fehmiu”.

Ndërkaq Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” ka paralajmëruar shfaqjen e dramës “Ping Pong dhe Dashuri”, më datën 27 nëntor 2024 nga ora 20:00, duke theksuar se ky institucion po rikthehet në shtëpi, raporton Telegrafi.

“Pas dy vitesh larg nga shtëpia jonë, Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” kthehet në skenën e vet, aty ku gjithmonë ka rrahur zemra e artit dramatik të Prizrenit. Këto dy vite kanë qenë sfiduese, por përkushtimi dhe dashuria për artin na kanë shtyrë të punojmë me një dinamizëm të jashtëzakonshëm. Gjatë kësaj periudhe, kemi realizuar shumë projekte artistike që jo vetëm kanë gjetur mirëpritje nga publiku, por edhe janë shpërblyer në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Teatrit.


Rikthimi në këtë skenë është vlerësuar si moment krenarie.

“Me këtë rast, ju ftojmë të jeni pjesë e shfaqjes “Ping Pong dhe Dashuri”, projekti ynë më i fundit që u realizua në kuadër të platformës për zhvillimin e dramës shqipe, “Contempora”. Kjo shfaqje do të jetë hapja e një kapitulli të ri për teatrin tonë, me projekte të reja, ide të freskëta dhe një qasje edhe më të afërt me publikun tonë të dashur”.

Tutje është theksuar se në dy vitet e shkuara, edhe pse nuk ka pasur kushte optimale, megjithatë me punë është dëshmuar se arti dhe kultura janë të pamposhtura.

“Në këtë periudhë, kemi realizuar produksione të suksesshme, kemi bashkëpunuar me artistë të rinj dhe me përvojë, dhe kemi sjellë në skenë tregime që pasqyrojnë shoqërinë tonë. Teatri ynë ka qenë i gjallë dhe aktiv falë stafit të përkushtuar dhe mbështetjes së publikut tonë”, raporton Telegrafi.

Sipas njoftimit prej të mërkurës nis një epokë e re për Teatrin e Qytetit.

“Me rikthimin në shtëpinë tonë, synojmë të sjellim edhe më shumë projekte të guximshme dhe inovative. Kjo është vetëm fillimi i një epoke të re për teatrin “Bekim Fehmiu”. Do të jemi gjithnjë pranë jush me shfaqje që pasqyrojnë shpirtin e qytetit tonë dhe energjinë e artit bashkëkohor. Na bashkohuni më 27 nëntor për këtë fillim të ri dhe bëhuni pjesë e këtij rrugëtimi emocionues!”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori