LAJMI I FUNDIT:

“Indeksi” i mediave sociale të ndaluara!

“Indeksi” i mediave sociale të ndaluara!

Para se të shpikej shtypshkronja, librat ishin të papërballueshëm. Prodhimi i tyre bëhej i mundur vetëm prej subvencionimeve të kishës katolike, e cila ruante kështu monopolin mbi dijen. Shtypshkronja jo vetëm i bëri librat e përballueshëm për klasën e tregtarëve, por mundësoi që bibla të botohej në gjuhë të tjera përveç latinishtes.

Por, shtypshkronja nuk ndryshoi vetëm gjuhën e librave, ajo po ashtu transformoi edhe stilin dhe tendencën e debatit. Debatet skolastike të mesjetës te cilat ishin te ashpra, por të edukuara, u zëvendësuan nga debate teologjike të mbushura me zhargon dhe që padyshim ishin më teatrale. Reagimi i institucionit katolik ndaj kësaj epoke të re ishte i shumanshëm, por vlen te përmendet krijimi i Indeksit i Librave të Ndaluar. Brenda këtij indeksi u përfshijnë shumë nga veprat e rëndësishme të kulturës perëndimore, nga Niccolò Machiavelli dhe René Descartes te Galileo Galilei dhe Immanuel Kant.

Thonë që kur historia harrohet, ajo përsëritet. Në 15 vitet e fundit një ndryshim i madh u shfaq ngadalë: shoqëria, politika, ekonomia, por mbi të gjitha mendja njerëzore po riformëzohet nën pushtetin transformues të mediave sociale. Edhe pse mediat sociale kanë revolucionarizuar mënyrën sesi ne ndërveprojmë me njëri-tjetrin, për të manaxhuar efektet negative të saj, ne po kthehemi tek “indeksi ” por kësaj here i mediave sociale të ndaluara!


Të mbyllim TikTok-un , edhe të lejojmë Instagram– in? Të mbyllim Instagram-in edhe të lejojmë Facebook-un? Të mbyllim Facebook-un edhe të lejojmë vetëm kanalet televizive, ku dhuna verbale e fizike, ekzibicionizmi seksual, vulgariteti ekstrem i të folurit, dhe humoristët që rrallë ngrihen mbi humorin e rrugës, janë bërë të zakonshme? Apo, të mbyllim televizionet por të lejojmë podkastin e kryeministrit Edi Rama ku intervistohen shumë nga krijuesit e kësaj oferte irracionale masive?

Nëse teknologjia ndihmon ose jo qytetarët e zakonshëm, nuk varet vetëm nga natyra e teknologjisë, por nga mënyra sesi përdoret kjo teknologji në shoqëri. Nëse pesëmbëdhjetë vjetët e fundit, nuk keni jetuar nën një shkëmb, e keni kuptuar se sistemet e te gjitha mediave sociale shpërblejnë si financiarisht edhe psikologjikisht, vetëm veprimet e njerëzve që tërheqin vëmendjen e përdoruesve të tjerë.

Ekonomia e vëmendjes ose “grushti i shtetit” i marketingut të shekullit XXI, është në kërkim të vazhdueshëm të videos apo imazhit viral të radhës. Njerëzit qajnë qeshin, dashurojnë tradhtojnë, martohen, mbeten shtatzënë, ndahen, urrehen, shahen pse jo edhe vriten për pak më shumë vëmendje.

Edhe pse komodifikimi edhe normalizimi i dhunës injorancës edhe vulgaritetit është algoritmi bazë i promovimit në media sociale, për fatin tonë të keq ky trend nuk filloi edhe nuk është i kufizuar vetëm te mediat sociale.

Për shembull, televizioni në kohën qendrore shfaq dhunë çdo natë. Psikopatët dhe vrasësit serialë portretizohen si protagonistë. Ndërsa, gratë janë shpesh objektivi i kësaj dhunë të sëmurë.

Formatet televizive që kanë pushtuar ekranet tona janë te mbushura me modelet e përtacëve funksional qe kërkojnë të pasurohet nëpërmjet vëmendjes, ndërsa inkurajojnë cektësinë edhe materializmin. Për të gjithë këtë ofertë kaq racionalisht irrituese, ka një kërkesë te madhe emocionalisht të pranueshme. Natyra njerëzore magjepset nga shkeljet e normalitetit pasi ato janë hipnotike për t’u parë e ndjekur.

E, pra, media në tërësi është lejuar të lulëzojë si një treg që mund të plotësojë nevojat më të dobëta e më të errëta të natyrës njerëzore, si një treg që shpërblen vulgaritetin, mashtrimin dhe injorancën, duke i siguruar krijuesve të kësaj oferte shumë para e famë , madje ne vende si Shqipëria edhe një intervistë në podkastin e kryeministrit.

Teknologjia na ka pajisur të gjithëve me mundësinë për t’u shprehur, për të treguar kush jemi dhe çfarë vlerësojmë. Me anë të saj ne kemi mundur të zgjerojmë komunitetin të cilit përkasin. Nëse shtypshkronja theu monopolin e kishës mbi dijen, mediat sociale thyen oligopolin komod të shtypit edhe transmetimit mbi informacionin. Sot, për shkak po të teknologjisë, ne mund të qasemi në çdo kohë podlaste e blogje interesante nga të cilat gjithë shoqëria mund të mësojmë shumë.

E, pra, problemi nuk janë mediat sociale, por moskuptimi masiv, edhe keqpërdorimi i hershëm i marrëdhënies reciproke midis mbrojtjes së shoqërisë nga mediat dhe fuqizimit të saj po prej tyre.

Në trend

Më shumë
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Magazina

"U kam kërkuar falje familjarëve të tu atje jashtë", momenti kur Gerta dhe Gjesti pajtohen pas rikthimit të saj në shtëpi

Magazina
Trump thotë se SHBA-të do të marrin

Trump thotë se SHBA-të do të marrin "zonën e shkatërruar" të Gazës dhe do ta bëjnë atë "rivierën e Lindjes së Mesme"

Azia
Stuhia e Saharasë që mbuloi me pluhur radioaktiv Evropën në vitin 2022- shkencëtarët zbulojnë gjurmë tronditëse të testeve bërthamore

Stuhia e Saharasë që mbuloi me pluhur radioaktiv Evropën në vitin 2022- shkencëtarët zbulojnë gjurmë tronditëse të testeve bërthamore

Botë
Gerta Gixhari vazhdon garën, publiku i thotë 'Po' qëndrimit të saj brenda në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4

Gerta Gixhari vazhdon garën, publiku i thotë 'Po' qëndrimit të saj brenda në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët

Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët

Magazina
Kalo në kategori