LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja “lë” në arrest Berishën, Hoxha: Vendimi i pritshëm, nuk respektoi vendimin e gjykatës

Kushtetuesja “lë” në arrest Berishën, Hoxha: Vendimi i pritshëm, nuk respektoi vendimin e gjykatës

Avokati Arbër Hoxha thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që la në “arrest shtëpie” kreun e PD, Sali Berisha, ishte i pritshëm.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Hoxha u shpreh se Berisha nuk respektoi vendimin e gjykatës.

“Patjetër, ishte tërësisht i pritshëm, në raport me vendimmarjen e Shkallës së Parë, të Apelit dhe Gjykatës i Lartë. E kemi thënë disa herë, mbrojtja e zotit Berisha ishte e paorientuar në raport me faktin për të cilin ai ishte i akuzuar. Gjykata Kushtetuese reflektoi atë që, SPAK e ka respektuar Kushtetutën, duke mos kërkuar autorizimin e Kuivendit. Besoj se jemi herët, por mund të ketë zëvendësim të masës nga Shkalla e Parë, ndërsa Kushtetuesja besoj se do e lërë në fuqi, masën “arrest shtëpie”. Veprat për të cilat ai dyshohet është shpërdorimi i detyrës dhe korrupsioni pasiv.


Në raport me faktin që ai dyshohet, masa “arrest në shtëpi”, mund të jetë e përshtatshme. Mund të ketë lehtësim të masës së sigurimit. Gjykata Kushtetuese vendos në raport, me kushtetutën. Është e drejta e zotit Berisha për të ndjekur të gjitha hallkat e gjykimit. Është lëvizje e pritshme dhe legjitime”, theksoi ai./abcnews.al

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori