Kanceri i gjirit zakonisht nuk shkakton shqetësime për një kohë në fazat e hershme të sëmundjes. Njohja e simptomave në një fazë të hershme është vendimtare për një trajtim të suksesshëm. Megjithatë, ka simptoma që mund të tregojnë për kancerin e gjirit. Këto shenja mund të detektohen edhe nga vetë personi, sidomos ne fazën e parë të zhvillimit të tij
Dr. med. Ylli H. Mehmeti
dr.ylli@proton.me
Këtu janë simptomat kryesore, të cilave duhet t’u kushtoni vëmendje të veçantë, sepse njohja e tyre mund të bëjë diferencën në ruajtjen e shëndetit tuaj.
1. Nyje në gji ose në sqetull
Një nyje pa dhimbje, e fortë dhe me skaje të parregullta është një shenjë e zakonshme e parë që mund të krijojë dyshim për kancer të gjirit. Megjithatë, nyjet mund të jenë gjithashtu të buta ose të lëvizshme, dhe kjo mund të tregojë për kushte të tjera, si cistet ose infeksionet.
Është e rëndësishme që çdo ndryshim i tillë te mos neglizhohet.
2. Ndryshime në formën ose madhësinë e gjirit
Asimetria ose ndryshimet e dukshme në formën ose madhësinë e njërit gji. Shenjat që duhen vërejtur janë: ndryshime në madhësi (rritje e papritur e njërit gji, zvogëlim i njërit gji, asimetri e dukshme), ndryshime në formë: (deformime të konturit, tërheqje e lëkurës, gungëzime të reja, ndryshime në thithë. Gjatë zhvillimit të kancerit, mund të vëreni që forma e gjirit ndryshon. Për shembull, mund të bëhet më i sheshtë, më i ngritur ose të krijohet një zgjerim i papritur që nuk ka qenë më parë.
Këto ndryshime mund të ndodhin për shkak të faktorëve të ndryshëm, si ndryshimet hormonale, cistet ose infeksionet, por gjithashtu mund të tregojnë për kushte më serioze, si kanceri i gjirit
3. Ndryshime të lëkurës së gjirit
Paraqiten në forma të ndryshme si dhe ato janë (trashje e lëkurës skuqje/eritema, lëkura si “portokalli”, ulceracione, ekzema, kruajtje, ndryshime në ngjyrë).
Lëkura si portokalli është një term që përdoret për të përshkruar një gjendje të lëkurës së gjirit, kur ajo duket si një sipërfaqe portokalli, duke pasur një strukturë të shtypur dhe të pabarabartë, që krijon pamjen e gunga-gungave të vogla. Ky ndryshim është shpesh një shenjë e një bllokimi të kanaleve limfatike që shkakton grumbullimin e lëngjeve dhe mbingarkesën e lëkurës. Zakonisht, ky është një simptomë e një forme të avancuar të kancerit të gjirit, siç është kanceri inflamator i gjirit, një formë e rrezikshme dhe agresive që përfshin inflamacion të theksuar të gjirit.
4. Ndryshime në thithën e gjirit
Shenjat që e ngrehin alarmin e kuq për një kancer të gjirit janë: tërheqje ose kthim përbrenda të thithës dhe sekrecione nga thitha, veçanërisht gjak ose lëng i tejdukshëm. Në foton e mëposhtme evidentohet tërheqja përbrenda të thithës.
Tërheqja ose ndrydhja e thithës, kur ajo tërhiqet brenda gjirit, mund të jetë një shenjë e mundshme e kancerit të gjirit. Kjo ndodh kur një tumor në gjirin shkakton ndryshime në strukturën e indeve përreth thithës dhe ndikon në pozicionin e saj. Ky është një ndryshim që mund të ndodhë gradualisht dhe mund të jetë një shenjë alarmante për prani të mundshme të kancerit, veçanërisht nëse është një ndryshim i papritur ose nëse shfaqet vetëm në një thithë.
5. Dhimbje në gji ose në sqetull
Kanceri i gjirit zakonisht nuk shkakton dhimbje, por dhimbjet e vazhdueshme duhet të kontrollohen. Shumë gra me kancer të gjirit nuk kanë asnjë dhimbje, veçanërisht kur tumori është ende i vogël ose ndodhet në fazën e karcinomës in situ, ku qelizat kanceroze nuk kanë pushtuar ende indet përreth. Megjithatë, në faza më të avancuara të sëmundjes, kur kanceri ka filluar të përhapet në indet përreth ose ka prekur struktura të tjera të gjirit, mund të shfaqen dhimbje. Kjo mund të ndodhë kur tumori ka shkaktuar irritim të indeve të gjirit, shtrëngim të nervave ose infeksion.
Dhimbja mund të jetë e lehtë dhe e shpërndarë ose mund të jetë më e fortë dhe më e fokusuar në një zonë të caktuar të gjirit. Edhe pse kanceri i gjirit nuk është zakonisht i dhimbshëm, dhimbja e vazhdueshme ose e papritur në gjirin është gjithsesi një simptomë që duhet të kontrollohet nga mjeku. Çdo dhimbje që zgjat për një periudhë të gjatë dhe nuk është e lidhur me periudhën menstruale ose me ndonjë ndryshim të zakonshëm, mund të jetë një shenjë e një problemi më të madh dhe duhet të shqyrtohet me kujdes.
6. Ënjtje në gji ose në sqetulla
Ënjtja në gji ose në sqetulla është një shenjë e ndryshimeve në nyjet limfatike, të cilat zakonisht janë të lidhura me kancerin e gjirit. Nyjet limfatike janë pjesë e sistemit të mbrojtjes të trupit dhe ndodhen përgjatë sqetullave, qafës dhe në pjesën e poshtme të barkut. Kur qelizat kanceroze nga një tumor në gji përhapen, ato mund të mbërrijnë në nyjet limfatike, duke shkaktuar ënjtje të këtyre nyjeve.
Një ënjtje ose trashje e papritur në këto zona mund të jetë një shenjë që kanceri ka filluar të përhapet. Ënjtja e nyjeve limfatike nuk do të thotë gjithmonë se ka kancer, pasi mund të shkaktohet edhe nga infeksione ose inflamacion, por është një simptomë që duhet të shqyrtohet nga një mjek
Nëse vëreni ndonjë nga këto ndryshime e cekura me lartë, është e rëndësishme të konsultoheni sa më shpejt me një mjek. Një ekzaminim mjekësor radiologjik si mamografia, ultrasonografia, ose biopsia, mund të përcaktojnë nëse ndryshimet janë të lidhura me kancerin e gjirit ose ndonjë gjendje tjetër.
Të gjitha këto ndryshime në gji janë të rëndësishme dhe kërkojnë kujdes. Shumë herë, disa ndryshime në gji mund të jenë shenjë e manifestimeve të çrregullimeve të tjera në organizëm dhe nuk janë gjithmonë të lidhura me kancerin. Kjo është arsyeja pse është thelbësore që çdo ndryshim të shqyrtohet nga një mjek, i cili mund të bëjë një vlerësim të plotë dhe të ofrojë diagnozën e saktë. Kujdesi dhe kontrollet e rregullta janë hapat më të rëndësishëm për të ruajtur shëndetin, pa rënë në panik. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qasja e fizioterapisë ndaj problemeve urogjenitale te femrat dhe meshkujt
Një test i pështymës zbulon kancerin e prostatës në 15 minuta: Një metodë e re që është dy herë më efektive
Në cilën pozitë duhet të flini nëse keni probleme me sinuset: Si ta eliminojmë këtë problem
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën