Kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merkos i janë marrë ingerencat për menaxhimin e dy shkollafe fillore në Strugë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës sqaroi se bëhet fjalë për shkollat fillore të fshatrave Drasllajcë dhe Podgorci.
“Merkos i janë hequr ingerencat nga shkollat ‘Shën Klimenti i Ohrit’ në Drasllajcë dhe ‘Goce Dellçev’ në Podgorci, në bazë të obligimeve të parealizuara që dalin nga ligji – mos publikimi në kohë i shpalljeve për zgjedhjen e drejtorëve dhe emërimi i drejtorëve që nuk i plotësojnë kushtet për kryerjen e detyrës”, deklaruan nga MASH.
Në të dyja shkollat janë emëruar persona të rinj si ushtrues të detyrës së drejtorit. Nga Ministria e arsimit theksuan se inspektime janë bërë edhe në disa shkolla të tjera dhe procedurat për marrjen e ingerencave janë në vazhdim.
Në Gjykatën Themelore në Strugë janë duke u zhvilluar dy procedura gjyqësore kundër kryetarit të Komunës së Strugës, për emërime të paligjshme të drejtorëve në shkollat fillore. Njëra procedurë është për tri lëndët e bashkuara, për Podgorcin, Labënishtën dhe Shkollën fillore“Vëllezërit Miladinovci” në Strugë, dhe tjetra për shkollën në Veleshtë ku disa persona akuzohen për janë disa tëakuzuarr të cilët akuzohen për “Keqpërdorim në shërbim”, ndërsa një pjesë e tyre ndiqen penalisht edhe për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.
Prokuroria themelore publike e Strugës akuzon kryetarin e Komunës së Strugës për papërgjegjësi në punë.
Sipas aktakuzës, Merko si zyrtar – kryetar i Komunës së Strugës, më 31 janar 2022, me rastin e emërimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit – në shkollën fillore komunale në fshatin Labënishtë, ka emëruar një person i cili nuk ishte në mesin e të punësuarit, siç është paraparë me Ligjin për arsimin fillor, dhe i emëruari nuk ka pasur përvojë adekuate të punës në punë edukative. Me këtë Merko ka mundësuar që personi të emërohet në pozitë dhe t’i paguhet paga si u.d. drejtor për 19 muaj, duke i shkaktuar shkollës dëm në shumën totale të pagave dhe kontributeve të paguara në mënyrë të pabazë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama