LAJMI I FUNDIT:
Prishtina -1° cloudy

Edhe Komuna e Obiliqit merr vendim për ndalimin e doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”

Edhe Komuna e Obiliqit merr vendim për ndalimin e doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”

Komuna e Obiliqit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të doracakëve “Edukimi seksual dhe Shëndeti Riprodhues”.

Kështu ka njoftuar kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, transmeton Telegrafi.

“Sot, në përputhje me angazhimin tonë për të mbrojtur mirëqenien dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve tanë, kam marrë VENDIM për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues i Shëndoshë dhe i Sigurt”, të miratuar nga MASHT-i, në të tri nivelet e arsimit në Komunën e Obiliqit: Arsimi fillor (1-5) Arsimi i mesëm i ulët (6-9) Arsimi i mesëm i lartë (10-12)”, ka pohuar ai.


Tutje, ai ka shkruar se “Sipas këtij vendimi, drejtoritë dhe mësimdhënësit obligohen që në procesin mësimor të mos trajtojnë përmbajtje që rrjedhin nga këta doracakë deri në rishikimin e tyre nga MASHT-i. Mësimdhënia do të bazohet vetëm në tekstet zyrtare shkollore, të hartuara dhe aprovuar në përputhje me Kornizën e Kurrikulës së Kosovës”.

“Ky vendim merret duke parë shqetësimin e prindërve dhe fëmijëve, si dhe për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien emocionale, psikologjike dhe edukative të fëmijëve tanë, duke respektuar ligjet në fuqi. Bashkë, do të sigurojmë një arsim të sigurt dhe të bazuar në vlera për gjeneratat tona të reja”, shton tutje ai. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kosova luan 'ndeshjen e jetës' në udhëtim te Rumania

Kosova luan 'ndeshjen e jetës' në udhëtim te Rumania

Videoja e publikuar zbulon arsyen e vërtetë pse Tyson e goditi me shuplakë Paulin, gjithë faji ishte i YouTuber-it

Videoja e publikuar zbulon arsyen e vërtetë pse Tyson e goditi me shuplakë Paulin, gjithë faji ishte i YouTuber-it

Boks
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV

Lajme
Çfarë ndodhi me Sotir Ninin, lojtarin që refuzoi Shqipërinë për Greqinë - ai që detyroi Man Utd të ndërtojë 'dosjen e spiunazhit'

Çfarë ndodhi me Sotir Ninin, lojtarin që refuzoi Shqipërinë për Greqinë - ai që detyroi Man Utd të ndërtojë 'dosjen e spiunazhit'

Ligat tjera
Publikohen pamjet ku ushtarët rusë shihen duke u dhënë instruksione koreano-veriorëve në vijën e frontit, por me sa duket ata nuk i kuptojnë fare

Publikohen pamjet ku ushtarët rusë shihen duke u dhënë instruksione koreano-veriorëve në vijën e frontit, por me sa duket ata nuk i kuptojnë fare

Botë
Kalo në kategori