LAJMI I FUNDIT:
Prishtina -5° fair_night

Reagon Komuna e Prishtinës: Ministria e Kulturës i preu pishat shumëvjeçare përreth Teatrit Kombëtar pa asnjë leje

Reagon Komuna e Prishtinës: Ministria e Kulturës i preu pishat shumëvjeçare përreth Teatrit Kombëtar pa asnjë leje

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas largimit të pishave përreth Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Në reagimin e tyre thuhet se pishat janë prerë pa lejen e Komunës së Prishtinës, transmeton Telegrafi.

“Komuna e Prishtinës dënon ashpër aktin e papranueshëm dhe të dëmshëm nga Ministria e Kulturës. Pishat shumëvjeçare, të cilat ishin një element i rëndësishëm i hapësirës përreth Teatrit Kombëtar, janë shkatërruar pa lejen e Komunës dhe pa njoftuar asnjë autoritet përgjegjës”, thuhet në njoftim.


Tutje, thuhet se “Ministria e Kulturës ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme, pa marrë asnjë ekspertizë paraprake ose analizë të ndikimit mjedisor përpara fillimit të punimeve”.

Largohen pishat që ishin rreth Teatrit Kombëtar të Prishtinës
Lexo po ashtu Largohen pishat që ishin rreth Teatrit Kombëtar të Prishtinës

“Ministria e Kulturës duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë masa për të ndaluar veprime të tilla dhe për të kompensuar dëmet që janë shkaktuar”, vijon reagimi.

Ndryshe, ditën e enjte ka ndodhur prerja e pishave që ishin përreth Teatrit Kombëtar. Ky veprim ka nxitur disa reagime./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Kalo në kategori