EcoZ, së bashku me OJQ-të Pishtarët, GAIA Kosova dhe RiverWatch, kanë dorëzuar një ankesë në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë të Austrisë kundër Republikës së Kosovës në lidhje me hidrocentralet në Parkun Kombëtar të Sharrit.
Ankesa mbështet fushatën, “Sharr National Park – No Dams”, e cila trajton shqetësimet e gjera mjedisore dhe ligjore të ngritura nga komuniteti në lidhje me efektet dhe implikimet Hidrocentraleve në Sharr.
Studimi tregon se autorizimi i këtyre projekteve shkel ligjet mjedisore të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.
Kjo ankesë sipas tyre, nënvizon dështime serioze të pajtueshmërisë rregullatore dhe kërkon një rishikim të menjëhershëm.
Kosova është anëtare e Komunitetit të Energjisë që nga viti 2005 dhe për këtë arsye është e obliguar ligjërisht të zbatojë dispozitat e Traktatit të Komunitetit të Energjisë.
“Duke licencuar hidrocentrale pa vlerësime adekuate mjedisore, autoritetet kanë rrezikuar lumenjët e Parkut Kombëtar Sharri dhe habitatet me speciet e mbrojtura në Park duke shkelur kështu ligjet ndërkombëtare mjedisore. Këto projekte janë licencuar dhe avansuar tutje pa u marr parasysh komuniteti I kërcenuar I banorëve duke zbuluar një model shqetësues të miratimit të lejeve për hidrocentraleve në zonat e cenueshme dhe me mungesë uji” Małgorzata Smolak, – RiverWatch.
Gjetjet kryesore të ankesës:
Vlerësimet e Ndikimit në mjedis (VNM) JO-ADEKUATE
VNM-ve për projektet e hidrocentraleve ju mungojnë informatat thelbësore, duke përfshirë vlerësimet e detajuara të biodiversitetit të lokacionit, mungojnë të dhëna mbi florën dhe faunën e lumit, efektet grumbulluese dhe masat specifike zbutëse.
Si rezultat, vlerësimet nuk përfshinin të gjitha ndikimet e projekteve, duke shkelur ligjet e Kosovës dhe të BE-së.
Mospërputhje me kërkesat e pjesëmarrjes publike.
Debatet e shumta publike në lidhje me katër HC-et ose u zhvilluan në mënyrë joadekuate ose nuk arritën të përmbushnin standardet dhe ligjet e transparencës.
Në komunën e Shtërpcës/Štrpce, p.sh., shpalljet për dëgjime publike ishin vetëm në gjuhën shqipe, duke përjashtuar nga procesi në mënyrë efektive popullsinë e konsiderueshme të asaj ane që janë folës të gjuhës serbe.
Shkelja e parimeve dhe principeve të Parkut Kombëtar:
Katër Hidrocentralet, duke përfshirë pikat e marrjes për HC ‘Sharri’ dhe HC ‘Shtërpca’, ndodhen në Zonën 2 të Parkut Kombëtar Sharri, zonë e mbrojtur. Ky fakt bie ndesh drejtpërdrejt me ligjet e Kosovës, të cilat ndalojnë shfrytëzimin ekonomik brenda parqeve kombëtare. Vlerësimet mjedisore konfirmojnë se këto HEC-e kërcënojnë ekosistemet e veqanta tw Parkut, duke rrezikojnë speciet ujore ashtu edhe ato tokësore në Park.
OJQ-të i bëjnë thirrje Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë të hetojë këto shkelje dhe të mbajë përgjegjëse autoritetet.
Koalicioni është i përkushtuar të sigurojë që Kosova të respektojë detyrimet ligjore, të mbrojë Parkun Kombëtar dhe ekosistemet e lumenjve, dhe të respektojë të drejtat e komuniteteve lokale për qasje në ujë të pastër.
“Hidrocentralet e ndërtuara ilegalisht në Parkun Kombëtar të Sharrit në mënyrë të qartë shkelin legjislacionin ndërkombëtar dhe përveç kësaj edhe ligjet mjedisore të Kosovës. Pse do të kemi një Park Kombëtar, kur lejohen ndërtimet e Hidrocentraleve në të? Andaj këto hidrocentrale brenda Parkut Kombëtar-së duhet të hiqen” kërkon Egzona Shala nga EcoZ.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje