LAJMI I FUNDIT:

Organizata ETEA përkrah edukimin seksual në shkolla, apelon tek prindërit mos të ndikohen nga dezinformatat

Organizata ETEA përkrah edukimin seksual në shkolla, apelon tek prindërit mos të ndikohen nga dezinformatat

Organizata ETEA ka shprehur mbështetje për nismën që mundëson përfshirjen e edukimit seksual dhe shëndetit riprodhues në sistemin arsimor të Kosovës, duke përgëzuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) për këtë hap të rëndësishëm.

Në një reagim publik, ETEA theksoi rëndësinë e kësaj nisme për “zhvillimin e shëndetshëm fizik dhe emocional të fëmijëve,” duke shtuar se është një hap i vonuar, por i domosdoshëm për mirëqenien e tyre.

Duke iu referuar rëndësisë së edukimit seksual, ETEA thekson se “sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe UNESCO-s, edukimi seksual në shkolla kontribuon në uljen e sjelljeve të rrezikshme dhe të papërshtatshme, parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, dhe uljen e shtatzënive të padëshiruara në adoleshencë.”


Organizata shprehu gjithashtu shqetësim për “fushatën e dezinformimit” rreth doracakëve të mësimdhënësve për këtë temë, duke theksuar se “pretendimet e pabazuara dhe manipulimet e qëllimshme nga individë publikë krijojnë panik në publik dhe pengojnë implementimin e programeve të rëndësishme arsimore.”

“Është veçanërisht shqetësuese që persona publik dhe media të caktuara nuk marrin mundin të lexojnë dhe analizojnë objektivisht materialet, por zgjedhin t’i deformojnë ato dhe plasojnë të cunguara, duke pretenduar se po krijohen kushte për abuzim seksual të fëmijëve brenda shkollave të Kosovës”, thuhet në reagim.

Debate për doracakun e edukimit seksual, Qehaja: Nuk është lëndë e veçantë, kurrikula u rishikua në vitin 2016
Lexo po ashtu Debate për doracakun e edukimit seksual, Qehaja: Nuk është lëndë e veçantë, kurrikula u rishikua në vitin 2016

Duke adresuar ndjeshmërinë e çështjes, ETEA bëri thirrje për kujdes në përgatitjen dhe përkthimin e materialeve edukative për të shmangur keqinterpretimet. “Në një shoqëri me ndjeshmëri kulturore dhe të polarizuar në tema të tilla, është jetike që materialet edukative të jenë të përgatitura me kujdes dhe saktësi,” deklaron organizata.

ETEA apeloi që MAShTI të mos tërhiqet nga kjo iniciativë për shkak të presionit të grupeve të interesit, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të angazhimit për përfshirjen e edukimit seksual në arsim.

“I bëjmë thirrje MAShTI që të mos tërhiqet nga nisma si rrjedhojë e presionit të grupeve të interesit dhe të angazhohet për përfshirjen e lëndës së Edukimit Seksual dhe Shëndetit Riprodhues,” nënvizon ETEA.

Në përmbyllje, ETEA inkurajoi prindërit dhe opinionin publik që të mos ndikohen nga dezinformatat dhe të njohin përmbajtjen reale të doracakëve, ndërsa MAShTI-t i bëri thirrje për dialog të hapur me të gjitha palët e interesit për të adresuar shqetësimet dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta.

“Inkurajojmë prindërit që të mos ndikohen nga dezinformatat, por të kërkojnë informacione të sakta duke u njohur me përmbajtjen reale të doracakëve dhe rëndësinë që lënda ka për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve të tyre”, thuhet në reagim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori