LAJMI I FUNDIT:

U rrënoheshin shtëpitë të akuzuarve për krime, gjykata e Indisë merr vendim: Buldozerët nuk mund të përdoren si mjet ndëshkimi

U rrënoheshin shtëpitë të akuzuarve për krime, gjykata e Indisë merr vendim: Buldozerët nuk mund të përdoren si mjet ndëshkimi

Gjykata e lartë e Indisë ka njoftuar se autoritetet nuk mund të demolojnë shtëpitë vetëm sepse një person është akuzuar për një krim, dhe ka përcaktuar udhëzime strikte për çdo veprim të tillë.

Vendimi vjen si përgjigje ndaj një sërë kërkesash, që kërkojnë veprime kundër autoriteteve duke përdorur prishjen si një masë ndëshkuese ndaj të akuzuarve ose të dënuarve për krime, transmeton Telegrafi.

“Ekzekutivi [qeveria] nuk mund të bëhet gjykatës dhe të shkatërrojë prona. Pamja rrëqethëse e një buldozeri që shkatërron një ndërtesë i kujton dikujt paligjshmërinë”, u tha nga Gjykata e Lartë.


Gjithashtu udhëzuan autoritetet t’i jepnin kohë të mjaftueshme personit të prekur, për të kundërshtuar urdhrin ose për të liruar pronën.

Vendimi vjen në sfondin e një sërë rastesh, ku autoritetet në shtete, veçanërisht të qeverisura nga Partia Bharatiya Janata (BJP), kanë përdorur demolimin e pronave si një mjet për të ndëshkuar njerëzit e akuzuar për krime. Raportet e lajmeve shpesh i referohen veprimit si “drejtësi buldozer”.

Arsyeja e përmendur është ndërtimi pa leje, por ekspertët kanë vënë në dyshim logjikën dhe thonë se nuk ka asnjë justifikim ligjor për ta bërë këtë.

Ndërsa viktimat përfshijnë familjet e hindusve, liderët e opozitës dhe disa aktivistë thonë se aksioni më së shumti synohet ndaj myslimanëve, veçanërisht pas dhunës fetare apo protestave.

BJP mohon akuzat dhe kryeministrat e këtyre shteteve i kanë lidhur demolimet me qëndrimin e tyre të ashpër ndaj krimit.

Gjatë seancës dëgjimore, Gjykata e Lartë përdori fjalë të forta për të kritikuar praktikën.

“Veprime të tilla arbitrare nuk kanë vend në një demokraci kushtetuese”, thuhet në vendim, duke shtuar se zyrtarët “që morën ligjin në duart e tyre” duhet të mbajnë përgjegjësi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Kalo në kategori