LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 4° cloudy

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Podujevës sot mbahet sesion informues për fuqizimin social dhe ekonomik

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Podujevës sot mbahet sesion informues për fuqizimin social dhe ekonomik

Organizata joqeveritare Kosova Women 4 Women (KW4W) fton të gjitha gratë dhe vajzat e papuna, të moshës 18-50 vjeçare nga Komuna e Podujevës, të cilat janë të interesuara për të marrë pjesë në sesion informues të programit të KW4W për fuqizimin social dhe ekonomik.

Ky sesion do të mbahet më 11 nëntor, në ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Podujevës.

“Kosova Women 4 Women është një organizatë vendore e regjistruar në vitin 2016 në Kosovë. KW4W është trashëgimtare e punës 17-vjeçare të Women for Women International, e cila ka punuar në Kosovë që nga viti 1999 në implementimin e projekteve me aspekt social dhe ekonomik. KW4W ka trajnuar mbi 32,000 gra në fuqizimin social dhe ekonomik, duke përfshirë themelimin dhe fuqizimin e shoqatave bujqësore në komuna të ndryshme të Kosovës”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Podujevës.


Tutje, theksohet se “KW4W ofron një program 10-mujor falas që u mundëson grave dhe vajzave të përmirësojnë aftësitë e tyre në aspektin social dhe ekonomik”.

“Programi realizohet duke u takuar dy herë në javë në grupe prej 20-25 grave, të cilat do të fitojnë njohuri në aspektin social dhe ekonomik dhe do të përgatiten për tregun e punës. Pjesëmarrëset që përfundojnë trajnimin profesional për kujdesin ndaj fëmijëve do të kenë mundësi të kryejnë një muaj praktikë në çerdhe me pagesë”, bëhet e ditur në njoftim.

Në përfundim të programit 10-mujor, secila pjesëmarrëse do të certifikohet.

Programi social:

Moduli I – Rrjetet Sociale dhe të Sigurta;

Moduli II – Vetëqëndrushmëria Ekonomike;

Moduli III – Shëndeti dhe Mirëqenia;

Moduli IV – Barazia Gjinore dhe të Drejtat;

Moduli V – Ndikimi i grave në Vendim-Marrjen në Familje dhe Komunitet;

Programi ekonomik:

Programi ekonomik përbëhet nga trajnimi për biznes dhe trajnimi për aftësim profesional;

Trajnimi i Aftësive të Biznesit;

Ky trajnim përfshin orë mbi bazat e biznesit, sipërmarrjen, planifikimin, shitjen, mbajtjen e librave dhe financat e biznesit;

Trajnimi për Aftësim Profesional;

Tutje, theksohet se qëllimi i trajnimit profesional është t’u ofrojë grave njohuritë teknike të nevojshme për të fituar të ardhura të qëndrueshme në fushën e aftësimit profesional./Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori