LAJMI I FUNDIT:

Shehi: Berisha nuk mund ta drejtojë më opozitën shqiptare

Shehi: Berisha nuk mund ta drejtojë më opozitën shqiptare

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, komentoi edhe rikthimin e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe ndikimin e tij në zhvillimet më të rëndësishme në botë, por edhe në vendin tonë.

Shehi u shpreh qartë se Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk ka ndikim në Shqipëri, por ai tregoi pritshmëritë e tij nga ky zhvillim i rëndësishëm.

“Pres që Trump të zgjedhë disa punë të mëdha për Botën, si lufta në Ukrainë, masakra në Lindjen e Mesme, konflikti i vjetër shekullor mes arabëve dhe Izraelit. A do të ketë zgjidhje për disa nga temat e mëdha ndërkombëtare, cila do të jetë përqasja e tij me Europën, aty ku ne synojmë ne të hymë.


Disa e kthejnë në raport të brendshëm sikur Trump do Berishën e jo Ramën, por këto janë për konsumim elektoral.

Raporti me botën është i rëndësishëm, te ne unë gjykoj që nuk do të lëvizë ndonjë gjë e madhe. Trump këtu ishte, por njerëzit kanë harru”, u shpreh Shehi.

Sa i përket zërave për një heqje të mundshme të “non grata”-s ndaj Berishës, Shehi u shpreh i prerë se edhe nëse kjo do të ndodhte, nuk do të kishte asnjë ndryshim. Ai theksoi se Berisha nuk mund ta drejtojë më opozitën.

“Edhe nëse hiqet “non grata” nuk ndryshon gjë. Berisha nuk mund ta drejtojë më opozitën sepse e ka për herë të tretë, sepse është në një moshë të caktuar, po ashtu, pushteti i tij nuk është se ka qenë i suksesshëm, ka pasur zhvillime, por ka bërë edhe gabime”, tha Shehi.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori