LAJMI I FUNDIT:

Flet trajneri që goditi garuesen tetë vjeçare pas humbjes: Jam babai i saj, e bëra për ta qetësuar

Flet trajneri që goditi garuesen tetë vjeçare pas humbjes: Jam babai i saj, e bëra për ta qetësuar

Një garuese taekwondiste, vetëm 8-vjeçare nga Kosova, u godit me shuplakë nga trajneri i saj në një garë në Tiranë, ku më pas eventualisht u mësua se në fakt ai ishte babai i saj.

Në videon e shpërndarë nga mediat anembanë rajonit, shihet se si trajneri në fjalë e tërheq fillimisht garuesen për helmete, pastaj e godet me shuplakë.

Reagimet ishin të shumta nga opinioni sportiv në përgjithësi, teksa tani ka ardhur edhe reagimi i trajnerit nga Suhareka, Valmir Fetiu.


Në një prononcim të tij për Koha.net Fetiu fillimisht e ka bërë me dije se ai është babai i vajzës dhe se gjesti i tij ishte vetëm sa për ta qetësuar atë.

“Ajo ishte për ta qetësuar, pasi e mori afër zemrës. Ishte shuplakë e vogël, ishte për vajzën time. Ajo nisi të qajë dhe të bërtas dhe unë nuk doja ta shoh para tjerëve në atë gjendje”, ka thënë fillimisht Fetiu.

“Ishte garë për vendin e parë. Ajo zuri vendin e dytë, ishte shumë më e mirë se garuesja nga Serbia. Është vajzë 8-vjeçare dhe filloi të qajë. I thash të qetësohet”.

“Nuk ka qenë shuplakë, një prekje në fytyrë për ta qetësuar dhe për t’i thënë se ka përfunduar dhe të shoh ta përshëndes ashtu siç i ka hije një sportisti”.

Në fund Fetiu u shpreh se gjyqtari i ndeshjes e ka dëmtuar shumë vajzën e tij gjatë këtij dueli.

“Ajo është shumë e mirë. Ajo ka qenë në vend të parë. Humbi, mori vendin e dytë në Evropian. Deri në finale kaloi dy luftëra. Ishte puna me serben dhe më e ndjeshme  dhe ishte arsyeja se ishte shumë më e mirë se ajo”.

“ Nuk e di pse u bllokua, por me siguri ka ndikuar pse të humb nga serbja. Ajo gjithmonë ia kapte këmbën dhe gjyqtari ka anuar kah ajo. U mbushën shumë gjëra, e kapa dhe i thash të ndalet dhe të bëhemi gati për garat tjera”.

“Nuk mund ta dojë askush më shumë se unë fëmijën tim. E shkrijë gjithë pasurinë pas fëmijës tim, është logjike. Ajo ishte për ta qetësuar. U përgatit për ta fituar vendin e parë”, deklaroi Fetiu.

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Kosovë
Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Premier League
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Premier League
Kalo në kategori