Në fshatin Marec të Prishtinës, u përurua kompleksi memorial i dëshmorëve dhe martirëve. Me dhimbje e krenari u përkujtuan të rënët, ndërsa pati kritika për zvarritjen e këtij kompleksi ndër vite. Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se ndihet krenar për finalizim të kompleksit memorial në nderim të dëshmorëve me vepra.
Ish ushtar i UÇK-së dhe familjar është i lumtur që të rënët kanë një kompleks memorial në fshatin Marec të komunës së Prishtinës.
“Përkundër dhimbjes që ndjejmë dhe mungesës që kemi për të afërmit tonë dita e sotme shënon një gëzim të madh si familjar të dëshmorëve sepse pas gati 25 vitesh është arritur që ky projekt të finalizohet duke e falënderua komunën e Prishtinës”, tha Sevadim Vitia, vëlla i dëshmorit Sefedin Vitia.
Përurimin e këtij kompleksi memorial të dëshmorëve e martirëve e bënë ish-komandantë të zonës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e familjarë të të rënëve.
Kritika pati për zvarritjen e ndërtimit të këtij kompleksi në qeverisjet lokale të kaluara.
“Gjokset e këtyre trimave mbrojtën mbi 40 mijë banorë të përndjekur nga vatrat e tyre. Armiku brenda territorit të Marecit vrau dhe masakroj mbi 14 civil të pafajshëm 9 prej tyre pleq të paralizuar, 2 me të meta psikofizike dhe 3 mysafir të ardhur në Marec”, tha Behxhet Vitia, ish komandant.
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se heronjtë duhet nderuar me vepra teksa tha se ndihet krenar që me përkushtim është arritur finalizimi i kompleksit memorial
“Sot jemi këtu për të përuruar finalizimin e tij si një simbol të vendosmërisë tonë. Fal bashkëpunimit të palodhshëm të sektorit për kategoritë e dala nga lufta që kemi në institucionin tonë. Sot ky projekt u bë realitet është një bashkëpunim që i kalon kufijtë e politikës dhe burokracisë duke na bashkuar me respekt për historinë dhe trashëgimin tonë të përbashkët”, tha Rama.
Në ato ditë të përballjes të madhe të UÇK-së me forcat paramilitare, zhvilluan një luftë titanike duke ndaluar depërtimin e forcave serbe në drejtim të popullatës civile e cila ishte e strehuar në të gjitha fshatrat e Gollakut.
“Emocion për mua është fakti se sot në këtë përurim të këtij kompleksi shumë prind të dëshmorëve e martirëve nuk janë në mesin tonë, që të shohin se eshtrat e bijëve të tyre po prehen në një vend ashtu siç ata e meritojnë”, tha Sylë Vitia nga sektori për kategoritë e dala nga lufta UÇK-së.
Me program artistikë u përmbyllë ceremonia e përurimit të kompleksit memorial të martirëve dhe dëshmorëve në fshatin Marec të Prishtinës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Luani kafshon në qafë një burrë në Fier, policia reagon pasi videoja u bë virale në Tiktok

Burri nga Kosova ther rëndë me thikë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Kusari-Lila: Refuzimi i Abdixhikut për takim me Kurtin ka qenë më tepër emocional se politik

Kasolli e quan "dardhë me bisht" ftesën e Kurtit për LDK-në

“E pritëm të gjallë, por nuk erdhi", Velime Kryeziu kujton fjalët e burrit: Më tha nëse të dalin serbët përpara, çikat mos t’i marrin

Rohde i kërkon Kurtit zgjedhjen e menjëhershme të kryeparlamentarit dhe formimin e Qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Specialja i referohet "Kosovo i Metohija", avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, policia jep detaje