LAJMI I FUNDIT:

Weber: Fitorja e Trump, sinjal për BE-në që të marrë përsipër rolin që kishte SHBA në Ballkanin Perëndimor

Weber: Fitorja e Trump, sinjal për BE-në që të marrë përsipër rolin që kishte SHBA në Ballkanin Perëndimor

Bota pret ndryshime në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale. Paralajmërimet e tij gjatë fushatës treguan se Evropa dhe bota mund të goditen nga trazira politike dhe ekonomike.

Analisti politik Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit të Politikave të Demokratizimit (DPC) në Berlin, për “Klix.ba” ka folur për ndikimin e administratës Trump në Gjermani dhe reflektimet në Ballkanin Perëndimor.

SHBA-të luajnë një rol vendimtar në formësimin e ekonomisë botërore dhe janë një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për tregtinë. Duke marrë parasysh njoftimin e Trump-it për vendosjen e tarifave të reja doganore, nëse kjo ndodh, do të kishte pasoja negative për ekonominë e Gjermanisë, por edhe për pjesën tjetër të Evropës.


“Sigurisht, kërcënimi i një lufte tregtare mes SHBA-së dhe jo vetëm Gjermaninë, por edhe me BE-në, i shqetëson autoritetet në politikë, ekonomi, por edhe qytetarët, sepse do të thellonte më tej recesionin tashmë ekzistues në Gjermani. Gjermania aty është e më e lëndueshme sesa disa vende të tjera në Evropë për shkak të rolit të madh të eksporteve në ekonominë gjermane”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihet zyrtarisht se kush do ta përbëjë administratën Trump, por ka disa informacione nga njerëz të afërt me të. Ajo që intrigoi më shumë publikun në Ballkanin Perëndimor është supozimi se Richard Grenell do të mund të jetë Sekretar i Shtetit.

Bëhet fjalë për ish të dërguarin special për dialogun Kosovë-Serbi, i cili është më meritori për marrëveshjen që përcakton Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Së fundmi ai tronditi me deklaratën se jo çdo krim është gjenocid, në momentin e miratimit të paralajmëruar të Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Analisti gjerman pajtohet se emërimi i Grenellit mund të paraqes një kërcënim për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht kur merret parasysh afërsia me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ose fakti që në atë marrëdhënie ka lidhje të ndërtuara lobiste.

“Emërimi i Grenellit si Sekretar i Shtetit, për shkak të mbështetjes së tij për Vuçiqin dhe autokratët e tjerë, dhe mbështetjen e tij për negociatat e mëparshme për shkëmbimin e territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe agjendave të rrezikshme nacionaliste të elitave vendase etno-nacionaliste në rajon, sigurisht që do të paraqitnin një kërcënim serioz për stabilitetin dhe të ardhmen demokratike të rajonit, Prandaj tani është e rëndësishme që BE-ja më në fund të marrë drejtimin në rajon, bazuar në një mbrojtje të fortë të vlerave liberale-demokratike, në vend se të kopjojë politikat aktuale transaksionale të Trumpit përmes fokusit të gabuar në ekonomi dhe marrëveshje të ndryshme të pista ekonomike”, shpjegoi Weber.

Në mandatin e mëparshëm, si dhe gjatë fushatës zgjedhore, Trump njoftoi reduktimin e ndikimit ushtarak amerikan në Evropë dhe madje edhe tërheqjen e SHBA-së nga NATO. Lëvizje të tilla do të dobësonin fuqinë ushtarake të Evropës, veçanërisht kur të merret parasysh se tani barra e luftës në Ukrainë do të jetë edhe më shumë në këtë kontinent.

“Vështirë që BE-ja mund të zëvendësojë rolin e trupave amerikane në Evropë edhe në një periudhë afatmesme nëse Trump vërtetë i realizon kërcënimet e tij për një tërheqje të plotë, kurse BE-ja nuk është përgatitur (as përafërsisht mjaftueshëm) për atë skenar. Duhet të presim dhe të shohim nëse Trump do të ndërmarrë me të vërtetë atë hapin më radikal, nuk jam i sigurt për këtë, por Evropa sigurisht që do të duhet të angazhohet shumë më tepër në aspektin e sigurisë në Evropë, duke filluar me mbështetjen e Ukrainës”, tha ai.

Ai thekson se BE-ja në çdo rast duhet të zëvendësojë rolin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.

“Rajoni ku BE-ja mund dhe duhet të zëvendësojë rolin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, pra përmes një forcimit të rëndësishëm dhe vendimtar të EUFOR-it dhe forcimit të trupave të BE-së në KFOR, si dhe një oferte të mundshme nga SHBA-të që ta bëjë këtë në zëvendësim të kontigjentit amerikan – gjë që do të zvogëlonte ndikimin e mundshëm negativ të administratës amerikane në dialogun Kosovë-Serbi”, ka përfunduar Weber. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori