LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi në një shishe gjendet pas 26 vitesh në liqenin e Ontarios

Mesazhi në një shishe gjendet pas 26 vitesh në liqenin e Ontarios

Një mesazh në një shishe të hedhur në një liqen të Ontarios si pjesë e një projekti shkollor u gjet nga një nxënës në të njëjtën shkollë 26 vjet më vonë.

Makenzie Van Eyk ishte një nxënëse e klasës së katërt në shkollën fillore katolike në Belle River kur ajo dhe shokët e saj të klasës hodhën mesazhe në liqenin St. Clair, përcjell Telegrafi.

River Vandenberg, një nxënës aktual në shkollë, e gjeti shishen teksa vizitonte plazhin me gjyshen e tij.


“Kjo letër vjen nga Makenzie Morris dhe unë shkoj në shkollën St John the Baptist. Jam në klasën e 4 në klasën e zotit St. Pierre”, thuhet në mesazh.

Bëhet e ditur se Vandenberg e çoi mesazhin në shkollën e tij. /Telegrafi/