Muhamet Asllani nga Gjilani, një emër i njohur në lojën e shahut për Kosovën, ndan pasionin e tij të thellë për këtë lojë strategjie që nga mosha 12-vjeçare.
Përkushtimi dhe sukseset e tij janë bërë burim frymëzimi për të rinjtë e Gjilanit, ndërsa vetë Asllani tregon se po vazhdon të arrijë tituj të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.
“Unë jam Muhamet Asllani. Shahun e kam mësuar qysh prej moshës 12 vjeçare, ku gjatë rrugëtimit tim kam marrë pjesë në disa gara vendore dhe ndërkombëtare. Në vitin 2013, kam marrë pjesë në Kampionatin e Kosovës, duke qenë tre herë kampion i Kosovës për të rinjtë dhe tani jam nënkampion i Kosovës për të gjitha moshat”, tregon Asllani, i cili vetëm së fundmi pati një tjetër arritje të madhe.
Pas pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian të Klubeve në Serbi, ai fitoi titullin e rëndësishëm “kandidat mjeshtër”. Ky sukses është një tjetër hap në rrugën e tij për tituj më të mëdhenj.
“Në lojën e shahut janë tri lloj tituj: është fide mjeshtër, mjeshtër ndërkombëtar edhe kryemjeshtër”.
Për të mbrojtur emrin e Kosovës, së shpejti Asllani do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian Individual në Mal të Zi”.
Strategjitë e Asllanit në shah kanë ndryshuar ndër vite, duke reflektuar përvojën dhe intuitën e tij të zhvilluar për lojën.
“Si fillestar kam filluar lëvizjet E4 që ndryshe quhet loja e hapur, pastaj gjatë rrugëtimit kam filluar edhe me lëvizjet D4, ose ndryshe njihet si lëvizje defensive, ku na tregon që po luftojmë për pozicion deri në arritjen e pikave kyçe për dobësimin e kundërshtarit,” shpjegon ai.
Në rrugëtimin e tij për t’u bërë profesionist, Asllani ndjeu fillimisht pëlqimin për mënyrën se si lëvizin figurat dhe synoi të arrijë rezultate të larta me strategji të planifikuara.
“Në lojën e shahut fillimisht më ka pëlqyer mënyra se qysh lëvizin figurat edhe kam menduar se si mund të bëhem një lojtar profesionist duke u munduar ta përvetësoj ndonjë lojë të hapur të shahut dhe të tregoj maturi të mjaftueshme për të arritur një qëllim të caktuar”, shpjegon ai, duke e konsideruar shahut si një lojë të mendjes që kultivon aftësi të rëndësishme.
Asllani gjithashtu thekson rëndësinë e përgatitjes përmes literaturës dhe praktikës, duke përfshirë dhe platforma të ndryshme online që mundësojnë zhvillimin e logjikës së shahut.
“Metodologjia e lojës së shahut fillimisht mësohet nga literatura, pastaj marrja pjesë edhe nëpër turne të ndryshme, derisa është edhe një qasje në internet ku mund ta mësojmë lojën e shahut e cila na përvetëson shumë në rrjedhojën e ideve, logjikës së lojës së shahut”, përshkruan ai.
Ndër të tjera ai potencon se pritet që së shpejti të hapet një shtëpi e shahut në komunë, derisa sipas tij, kjo hapësirë do t’u mundësojë nxënësve të mësojnë lojën dhe të marrin pjesë në gara.
“Së shpejti në Komunën e Gjilanit do të vijë shtëpia e lojës së shahut, e cila ka me qenë edhe për nxënës që do ta mësojnë lojën e shahut dhe fillimisht do të kontribuojmë që ta hapim edhe një klub dhe të gjejmë sa më shumë nxënës që me përfaqësu edhe komunën tonë në gara vendore dhe ndërkombëtare”, thotë Asllani.
Asllani gjithashtu i bën thirrje të rinjve të merren me shah për përfitimet e shumta që sjell kjo lojë në formimin e tyre personal.
“Apeli im është që ta mësojnë lojën e shahut, sepse ka vlera dhe kontribute të ndryshme. Shahu ta mëson durimin, pastaj vetëkritikën dhe përgjegjësinë, sepse çdo lëvizje është përgjegjësi në lojën e shahut”, përfundon ai, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre cilësive për të rinjtë në një botë gjithnjë e më konkurruese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Filmi fitues i PriGlobal 2024 “No Way Home”, shfaqet falas në Kamenicë
Hyseni: Për herë të parë pas luftës, fermerët e Gjilanit subvencionohen me 8 cent për litër të qumështit
Teatri i Gjilanit sjell premierën “Djali” – Shfaqje që zbërthen dhimbjet e heshtura familjare
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme