Në një mesazh paqeje për miqësinë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është vendosur një baner në Prishtinë me fotografitë e kandidatëve për president të SHBA-së, Kamala Harris dhe Donald Trump.
Derisa në Amerikë po mbahen zgjedhjet presidenciale, ky baner i cili u vendos krah atij për mbështetje për Ukraninë “Free Ukranine”, është iniciativën e Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”.
Hulumtuesi i lartë në “Octopus”, Gurakuç Kuçi tha se populli i Kosovës qëndron gjithmonë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, derisa theksoi rëndësinë e zgjedhjeve presidenciale që po mbahen atje.
Kuçi potencoi se përveç pavarësisë, SHBA-në me Kosovën i bashkon vlera, dinjiteti dhe qëndresa për vetëvendosje.
“Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo herë janë një ngjarje shumë e rëndësishme për globin, e veçanërisht për Kosovën… Populli i Kosovës qëndron gjithmonë krah popullit amerikan, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është shumë falënderues për të gjitha veprimet pro Kosovës që i kanë bërë SHBA-të në shekullin e fundit. SHBA-në dhe Kosovën nuk i bashkon vetëm ngjarjet e fundit, pavarësia dhe intervenimi i NATO-s. SHBA-në me Kosovën i bashkon vlera, dinjiteti, e qëndresa për vetëvendosje”, u shpreh Kuçi.
Ndër të tjera, Kuçi tha se përkrahja e Kosovës nuk ka munguar as nga republikanët e as nga demokratët, gjatë kohës sa ata ishin në pushtet.
Ai theksoi se Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë një demokraci, strategji dhe sistem stabil, për çka sigurojnë botën për një të ardhme më të sigurt.
“Në SHBA pa marrë parasysh nëse kanë qenë republikanë apo demokratët në pushtet për Kosovën kanë qenë mjaftueshëm mirë… Vazhdimisht kemi pasur të dy krahët që e kanë përkrahur Kosovën. Po ashtu, do të vazhdojë edhe tash e tutje të jetë i njëjti qëndrim. SHBA-të kanë në demokraci stabile, një sistem stabil dhe një strategji stabile që e siguron botën për një të ardhme të sigurt”, tha Kuçi.
Ky baner është një mesazh falënderimi për ndihmën e vazhdueshme të Amerikës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova