LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 10° lightrain

Vërshimet në Dragash, banorët të pakënaqur me vlerën e kompensimeve

Vërshimet në Dragash, banorët të pakënaqur me vlerën e kompensimeve

Vlerësimet e komisionit për dëmet nga vërshimet në fshatrat e Dragashit kanë përfunduar dhe të njëjtëve, u është bërë e ditur vlera e kompensimit. Por të pakënaqur mbesin disa banorë të cilët thonë se dëmet ishin më të larta se nga sa u caktua nga komisioni. Nga komuna thonë se nuk ka vend për dyshime tek vlerësimi kurse shprehen optimistë se qeveria do t’i ekzekutojë ato në nëntor.

Ka tre muaj që dheu i ka rrëshqitur nga vërshimet duke ia dëmtuar oborrin por edhe shtëpinë.

Pjesët e murit i kishin ardhur në gjysmë të oborrit e uji kishte depërtuar në çdo kënd të shtëpisë.


E Myzafer Riza nga fshati Kuklibeg i Dragashit dëmet e vërshimeve i ka mbuluar me shpenzimet e tij, me shpresën se të njëjtat do t’i kompensoheshin në atë vlerë e ndoshta më shumë.

”Ma plasi murin. Ishte 25 metra i gjatë, rreth 3 metra i lartë. Në dhomën këtu bëri dëme, edhe në këtë tjetrën, duhen riparuar. Dheun që e hoqa e paguva vet, bagerin për me larg.  E kam hek vet dheun. Ka 30 euro kamioni m’i ka marrë. Nuk më bëhen as barabartë me shumën që ma kanë dhënë”, ka thënë Myzafer Riza, i dëmtuar.

Por vlera që i është përcaktuar nga komuna, e ka lënë të zhgënjyer.

”Vlera e caktuar është 5840 euro, ato dëme nuk janë aq. Dikush pak ka dhe kanë dhënë vlerë të madhe. I kam dërguar të gjitha dokumentat, komuna e di sa e kanë vlerësuar. Ankesën e kam bërë, përgjigje kanë marrë se e kanë pranu e mua më kishin caktuar shumën 5840 euro…2000 e kusur vetëm dhoma më kushton. Edhe shporetin e ka dëmtuar por komshitë më ndihmuan”, ka thënë Myzafer Riza, i dëmtuar.

Por dyshimet mbi vlerësimet e dëmeve, i mohon Komuna.

”Nga të dhënat e komisionit del që vetëm një familje  në vlerë pak mbi 16 mijë euro, një tjetër pak më tepër se 12 mijë euro tek të tjerat, të gjitha janë nën 11 mijë euro. Ka pas ankesa që s’kanë qenë të kënaqur me vlerësimin, kanë mendu se është dashur më shumë mirëpo komisioni mendoj se ka bërë punë të mirë. Ka mundur të ketë subjektivizëm, ndonjë gabim të vogël por 99,9% puna e komisionit ka qenë reale dhe e drejtë”, ka thënë Behxhet Xheladini, kryetar i Dragashit.

Xheladini shprehet i bindur se kompensimet do të ekzekutohen nga Qeveria deri në fund të muajit nëntor.

Por Qeveria nuk shprehet njësoj.

“Sa i përket kompensimit të dëmeve shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, Ne kemi kërkuar nga komunat që të bëjnë plotësimet e nevojshme në kërkesat përkatëse. Lidhur me këtë, akoma nuk kemi pranuar raportet e plota me të gjitha përditësimet e nevojshme për të proceduar me ekzekutimin e pagesave”, ka deklaruar  Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.

Televizioni raportoi edhe para disa jave për vlerën e dëmeve në Pejë dhe kohën kur të njëjtat vlera do të ekzekutoheshin.

MAPL në dorë ia linte Qeverisë e kjo e fundit, sikurse herën e kaluar, nuk i është përgjigjur interesimit të Dukagjinit.

Dëmet në infrastrukturë në komunën e Dragashit arrijnë në 541, 431.84 euro. Ato në ekonominë familjare 542,567.10 euro ndërsa në bujqësi 34,900 euro.

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori